“Defender 21″/ Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan, Ambasadorja e SHBA tregon detaje: 6000 trupa do të vijnë në Shqipëri
E ftuar në emisionin “Përballë”, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, tregoi rëndësinë që ka stërvitja “Defender 21”, e cila do të zhvillohet në Shqipëri dhe do të marrin pjesë 26 shtete.
Kim tha se SHBA nëpërmjet kësaj stërvitje, tenton të tregojë se është forca ushtarake më e pashoqë në botë, e së bashku e se së bashku me aleatët është e gatshme të fitojë çdo konfrontim ushtarak. Ajo tha se për këtë stërvitje është zgjedhur pikërisht Shqipëria, për shkak të rëndësisë së saj gjeostrategjike.
E përsëris prapë, këto tre gjëra janë të lidhura, nuk janë të pavarura ndaj e presim me kënaqësi atë. Do të jenë deri në 6,000 trupa që do të vijnë. Koj do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme që do të kontribuojnë trupa dhe pajisje dhe besoj se stërvitjet do të zhvillohen në rreth 30 pika të ndryshme nëpër 12 vende në Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor. Domethënë do të jetë diçka e madhe. Ka qenë e planifikuar shumë kohë përpara se të caktohej data e zgjedhjeve në Shqipëri ndaj nuk dua të ketë ndonjë konfuzion për këtë. Ka qenë…”, u shpreh Kim.