Edlira Dedja: 15 vjet pa Ty!
15 vjet pa Ty! (13 prill 2004)
Të kam para sysh edhe sot: të buzëqeshur, të thjeshtë, modest, shpesh herë të lotuar e ëndërrimtar, ulur aty në tryezën tënde të punës, në apartamentin modest atje në Tiranë, duke përballuar me dinjitet vështirësitë e shëndetit tënd, turbulluar nga spazmat. Më duket ende, sikur dora jote e palodhur vazhdon të shkruajë, të përcjellë parreshtur mesazhe të mëdha e të transmetojë dashuri dhe emocione të pashtershme.
Kërkoj ende ta mbaj gjallë në kujtesë zërin Tënd, që dikur më fliste me gjuhën e fantazisë së bukur të fëmijës, duke u ulur së bashku me mua në botën e ëndrrave të bashkëmoshatarëve të mi… Kërkoj me këmbëngulje të depërtoj edhe një herë në brendësinë e shpirtit Tënd, në thellësinë e të cilit Ti mbete deri në fund i dlirë e i pastër, si një fëmijë: shpesh-herë i qetë dhe i menduar e ndonjëherë edhe impulsiv, me fantazinë dhe imagjinatën Tënde të rrallë, që të karakterizonte: ëndërrimtar dhe i paparashikueshëm…
Ti ke qënë dashuria e mirësia, gjithshka që simbolizon artin e të rriturit të fëmijës, një baba i ndarë në tre, pesë apo gjashtë veta: duke nisur nga prindi, pedagogu, mësuesi, shoku, moshatari, gjyshi i përrallave…
Please follow and like us: