Albspirit

Media/News/Publishing

Epitafi në një pllakë varri që të emocionon më shumë se mbarëkombëtarët e shpifur dhe horrat e politikës

 

Dy vjet më parë arti shqiptar humb një nga aktoret që ka lënë gjurmë në kinematografinë të para viteve ’90! Shpresa Bërdëllima është ndarë nga kjo botë në moshën 60-vjeçare. “Zonjusha Gajtan”, siç shumë e njohin për shkak të rolit të saj në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”, nuk mundi të fitonte betejën e saj me sëmundjen e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh. Ajo ndërroi jetë në Belgjikë, aty ku ishte zhvendosur të jetonte prej vitesh së bashku me familjen e saj. E lindur më 11 prill 1959, vajza nga Tirana, me bukurinë, elegancën, por mbi të gjitha me mjeshtërinë e saj në aktrim, Shpresa Bërdëllima do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut shqiptar. Origjina e prindërve të saj ishte nga Gramshi, ku spikati në aktrim duke u shndërruar në një ikonë të kinematografisë shqiptare. Ajo ka një sërë rolesh në disa prej filmave më të suksesshëm të para viteve ’90, ku mund të përmendet:

  1. Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
  2. Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
  3. Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
  4. Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
  5. Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
  6. Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
  7. Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
  8. Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Please follow and like us: