Lediana Fratari: Shashkat e Ramës për bashkëpunim me Bashën dhe politika e re jo konfliktuale
Në ditët e fundit të fushatës, kur nuk ka më çfarë të premtojë, pasi se beson kush, e nuk ka çfarë të promovojë, pasi nuk ka bërë asgjë, Edi Rama i është drejtuar gjësë që di të bëjë më mirë: Diversionit politik. Prej tri ditësh ai nuk po lodhet duke ftuar Bashën të bashkëpunojë, por pa thënë se për çfarë. Një javë para zgjedhjeve, Rama po tregon se është i përvëluar për bashkëpunim, për të mirën e Shqipërisë dhe po i përulet Bashës të bëhen bashkë për këtë qëllim.
Po çfarë është në fund të fundit kjo ftesa e Ramës? Asgjë më shumë se një përjekje e dëshpëruar për të krijuar tymnajë elektorale, se gjoja ai qenka për bashkëpunim, në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por Basha e refuzon këtë.
Ai është gati që t’i japë fund sherrnajës politike, që ia kanë sjellë në majë të hundës shqiptarëve, por Basha sërish nuk do.
Në fakt shqiparëvë u ka ardhur në majë të hundës sherrnaja, por atë e ka prodhuar pikërisht Rama.
Dhe më shumë se kaq, tashmë në majë të hundës shqiptarëve u ka ardhur vetë Rama, dhe në datën 25 prill, ai do të duhet të largohet për këtë arsye.
Kjo është një arsye më shumë që shqiptarët duhet të mbështesin Partinë Demokratike, nr 9.
Sherrnaja politike nuk shuhet me marrëveshje, por me një filozofi të re politike. Dhe kjo është arsyeja pse qytetarët duhet të mbështesin në listën e PD, nr 34, Lediana Fratari.
Please follow and like us: