Lediana Fratari: Sërish mes jetimëve! Të gjithë u detyrohemi këtyre njerëzve
Sërish mes jetimëve! Të gjithë u detyrohemi këtyre njerëzve
Këto janë mjediset ku jetojnë disa familje dhe jetimë, pranë shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë. Përtej demagogjisë mbi përkujdesjen sociale të bashkisë dhe qeverisë, jetesa e këtyre njerëzve është vërtet e mjerueshme. Eshtë hera e dytë që e vizitoj këtë vend dhe i takoj këta njerëz. Më duket sikur u kam një borxh, në fakt të gjithë ne u kemi një borxh atyre që fati i ka ndëshkuar.
Unë mora kontakt me këta njerëz për shkak të fushatës, por herën e dytë nuk u ktheva për fushatë. U ktheva për t’u thënë se ata nuk janë vetëm. Do të vij sërish, pas zgjedhjeve, për të çuar përpara një premtim, për të ngritur zërin që të gjithë bashkë të bëjmë më shumë për këta njerëz.
Këta nuk kanë nevojë për mëshirën tonë, por kanë nevojë për përkujdesjen e shtetit. Kanë nevojë për punë që të jetojnë me dinjitet dhe në normalitet. Dhe një shtet i vërtetë duket pikërisht në kujdesin që tregon për njerëzit më në nevojë.
Please follow and like us: