Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Kur shkruaj…

Kur shkruaj,
Për çdo gërmë,
Lë paksa shpirt,
Kudo.
Kur flas mendjen,
Vë në punë, tërë pasion,
Poret e gjithçkaje më karakterizon,
Më diferencon –
Zëri e drita.
Pastërtisht.
E prapë keqdashës do të kem pafund.
E prapë unë do vazhdoj, të zë vendin tim në Univers,
Se vend ka për këdo, kudo.
Vend me integritet e dinjitet.
Me punë, punë e besim shumë.
Lë gjithmonë pak shpirt.
Marrë frymë thellë
Dhe vazhdoj rrugëtimin tim.
I dua vlerat, kur i gjej ato.
I mbështes. Gjej paqe –
Me të ngjashmit lartësohem.
Dhe kur përballem me antivlerat
Kuptoj se ajo çfarë dua është gjithçka bëj,
Gjithçka dua dhe do bëj.
Dhe unë e ndiej,
Gjithçka bëj.
Prandaj ato që kam luftuar e do luftoj përherë janë padrejtësitë.
Padrejtësitë ndaj meje,
Pradejtësitë ndaj çdokujt.
Kur shkruaj,
Për çdo gërmë,
Lë paksa shpirt,
Kudo.
Please follow and like us: