Lediana Fratari: A po ndalohen emigrantët të vijnë të votojnë në Shqipëri?
A po ndalohen emigrantët të vijnë të votojnë në Shqipëri?
Komiteti i Eskpertëve sot komunikoi një vendim, që emigrantët që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, nga nesër do të duhet të qëndrojnë në karantinë të detyrueshme 2-javore.
Greqia vetë i ka lehtësuar masat dhe ka hequr karantinën për të gjitha vendet e BE-së. Nga ana tjetër, edhe në Shqipëri masat janë duke u lehtësuar.
Po përse u mor sot ky vendim? A ka lidhje ai me zgjedhjet? A mundet që nga Greqia të vinin për të votuar shumë më shumë shtetas shqiptarë se zakonisht? A i demotivion ky vendim ata që kishin në plan të vinin të votonin e të ktheheshin sërish brenda ditës në vendin e tyre të punës?
Shumë pikëpyetje mund të ngrihen mbi këtë vendim. Dhe janë të gjitha të justifikuara, në kushtet kur qeveria nuk ka asnjë dëshirë të ketë votues që nuk i janë nënshtruar verifikimit të patronazhistit.
Please follow and like us: