E goditën disa herë me shkop dhe u larguan, zbardhen detaje të reja nga vrasja e ish-ministrit socialist
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e ish-ministrit grek Sifis Valyrakis ku një dëshmitar okular i ngjarjes është treguar i gatshëm të flasë dhe të japë dëshminë e tij për hetuesit. Sipas dëshmitarit ish-ministri grek ka qenë në det për të peshkuar me varkë dhe në një moment i është afruar një anije peshkimi ku ka nisur një sherr sepse Valyrakis i është thënë se nuk lejohen peshkatarët amatorë në det. Po ashtu ai ka thënë se një prej peshkatarëve të anijes e kishte goditur disa herë me shkop dhe më pas ishte larguar. Dëshmitari ka shtuar se ka arritur ti identifikojë autorët pasi ka qenë rreth 150 metra afër. Avokatët e familjes së ish-ministrit kanë ngritur një aktakuzë ndaj rojës bregdetare me pretendimin se ka shkelur detyrën. Sifis Valyrakis u gjet i vdekur në det në fund të janarit dhe lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij.