Shaban Murati: Autosugjestioni i dy popujve miq
Nuk e di nëse ka ende ndonjë njeri në Shqipëri që habitet pse në gjitha festimet dhe fjalimet pompoze, që mbajtën krerët e Greqisë me rastin e 200-vjetorit të pavarësisë, nuk përmendën asnjëherë dhe nuk e falenderuan asnjëherë Shqipërinë për faktin që shumë prej udhëheqësve të kryengritjes greke për pavarësi ishin shqiptarë. E vetmja gjë që të habit është se përse krerët e Greqisë në ceremonitë e shumta zyrtare për 200-vjetorin e pavarësisë nuk falenderuan publikisht dhe nuk e përmendën as Ali Pashë Tepelenën, i cili dha kontribut vendimtar në luftën për Greqinë dhe të cilit qeveritë greke i kanë ngritur edhe muzeum shtetëror, që e financon çdo vit buxheti qeveritar grek, pikërisht për shërbimet e mëdha ndaj Greqisë.