Leonard Olli: Situatë tragjikomike me Korçën tonë!
Ka një situatë tragjikomike me Korçën tonë! Në çdo raund zgjedhor premtohen nga kapoministri vepra madhështore në infrastrukturë, në ekonomi, por ende pas 8 vitesh nuk ka asnjë shpjegim se për çfarë arsye ato që u premtuan në 2013 nuk janë bërë fare apo thuajse fare! Dje kapominstri premtoi edhe aeroport, edhe ndërkombëtar, edhe sezonal edhe sportiv! Në fakt pasi mbaroi premtimet tokësore, tashmë filloi me ato ajrore… pasi ia doli të lejë me mijëra hektarë pa mbjellë e pa shfrytëzuar, pasi ia doli të mpakte gjithçka, vendet e punës e të ardhurat për frymë, tani na jep begatinë nga ajri, pistat e skive e lloj lloj sportesh ekstreme… madje, madje do mbarojë edhe aksin nacional që lidh Korçën me Skraparin.
Qaj e qesh me lot! Ky që ka 8 vite që nuk ka hedhur një lopatë në aksin Qukës-Qafë Plloçë apo aksin tjetër Korçë-Kolonjë-Leskovik… Ky është ekzakt rasti tipik i këngës së vjetër korçare:
Të tjera bën, të tjera thua,
Që të më prishësh mendjen mua!
Po ama edhe ne e dimë vazhdimin e besoj se do ia kthejmë me të njëjtën monedhë…
Më poshtë pamje pa koment të mrekullisë rilindiste në këto 8 vite…
Please follow and like us: