Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Pulaj: E VARUR NË AJËR

Ç‘kërkon
poshtë
rërës së përvëluar,
o shpirt i verbër?
T’i flasësh ëmbëlsisht
këngës
së një ylli të djegur?
Apo t’i buzëqeshësh magjishëm
puthjes së zjarrte?
Pritmë,
o dritë ëndrre, e më mbaj në duar,
derisa
të më çahet zemra.
E varur në ajër.
Please follow and like us: