Femra në Kuvend, Shqipëria e fortë/Mos harro, përpara se të votosh më 25 Prill!
- Ambasadorja amerikane deklaron hapur se është koha për ndryshim dhe për të larguar me votë kriminelët në Kuvendin e ri.
- Mos harro taksidarët e shtetit që të vinë te shtëpia jote, te biznesi yt, që ushtrojnë shantazh dhe të fyejnë në dinjitet.
- Mos harro dhunimin e policisë politike dhe vrasjen me dashje të Klodian Rashës.
- Mos harro të ndaluarit dhe të vetvarurit në dhomat e paraburgimit sepse nuk kishin të ardhura për të paguar dritat.
- Mos harro ikjet masive të shqiptarëve dhe kërkesat për azil që ia kalojnë edhe Sirisë dhe shteteve me konflikt civil.
- Mos harro shkarkimet e padrejta në administratën publike që shkojnë miliona euro dhe që pagat e tyre paguhen nga taksat e shqiptarëve.
- Mos harro protestat e fuqishme të studentëve, dështimin e sistemit arsimor dhe dy ministre, njëra ngelëse në klasë dhe tjetra që si hyri ashtu edhe doli nga dikasteri.
- Mos harro se se të gjithë shqiptarët do paguajnë arrogancën qeveritare në gjyqin ndërkombëtar me biznesmenin italian Beketi duke paguar 110 milionë euro.
- Mos harro drogën dhe kanabizimin e Shqipërisë, nga të cilët vuajnë më shumë adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë.
- Mos harro kapitullimin e sistemit të shëndetësisë dhe dorëzimin e qeverisë para pandemisë.
- Mos harro pasojat e tërmetit ku edhe paratë që dha Europa shkuan në duar të ministrave dhe një grupi të vogël qeveritarësh.
- Mos harro betonizimin e Tiranës dhe paratë e pista që nuk vijnë nga bankat, po nga kanale të zeza.
- Mos harro se kryekaragjozi më i madh në këto tetë vjet ka qenë kryeministri i vendit.
- Mos harro kriminelët në Parlament dhe në disa bashki kryesore si dhe politikanët që u ndalohet hyrja në SHBA.
- Mos harro dhunimin e pronës dhe kujtohu se pronat e tua janë te politikanët me pushtet dhe te doganierë-politikanë
- Mos harro se të dhënat e tua personale i mbajnë militantët e partisë dhe në një vend tjetër do të kishte shkaktuar jo vetëm rënien e qeverisë, por edhe një tronditje të madhe shoqërore.
- Alternativa për ndryshim është vetëm Partia Demokratitike, kandidatët e saj të spikatur dhe sidomos femrat që kanë një dimension të vecantë në shoqërinë shqiptare.
- Shqipëria në NATO dhe shumë pranë familjes europiane, shqiptarët me aletatët më të rëndësisësh perëndimore, shqiptarë që lëvizin lirisht pa viza janë arritur nga qeverisja e demokratëve.
Please follow and like us: