Albspirit

Media/News/Publishing

Pirro FOTIADHI: ΙMAZHET E ILUZIONEVE TË TAKIMEVE ELEKTORALE NË BREGDET, SIMBIOZA E GËNJESHTRAVE DHE MASHTRIMEVE TË PACIPA TË RILINDMAVRISË EDRAMIANE!

 

E vërteta sot në regjimin autokrat të një SulltanLideri të mikluar prej pushtetit, fatkeqësisht që ndihet e përdhosur dhe e dënuar. Gënjeshtra, mashtrimi e propaganda bajate, është  mbisunduese në axhendën e përditshme  të kësaj fushate elektorale nga predikuesit e zullumeve dhe grabitjeve, të Rilindkusarisë ndjellakeqe.

Propaganda mashtruese dhe krejt e gënjeshtërt, e Rilindzullumit dhe grabitjeve, vijon misionin e saj të zellshëm duke abuzuar dhunshëm e duke shpërfytyruar realitetin dhe krijuar enkas imazhet e rreme.

Ordinerët mashtrues, shpifësat makabër ndonëse janë në dijeni të faktit që 90% e elektoratit votues të Palasës, Dhërmiut e gjithë Himarës jeton jashtë vendit, krejt të pashqetësuar në show-un e rradhës për shkeljen dhe mosrespektimin e parimit themelor të Demokracisë, siç është ai i shumicës, me harbutëri e dinakëri përdorin pushtetin politik për zhbërjen e parimeve, për përdhosjen e dinjitetit qytetar e njerëzor.

Të pakorrigjueshmit, maniakë të shkeljeve ligjore, ashtu siç ka ndodhur në emërimet farsë, me demek zgjedhje demokratike të Kryepleqësisë në Dhërmi, po ashtu edhe me tragjikomiket zgjedhje në emërimin e turpshëm të marionetës sharlatane partiake Jorgo Goromavrisë me 12 % të votave, edhe kësaj here manipulojnë opinionin me gjoja takime,që vetëm takime elektorale nuk mund të jenë. Duke iu shmangur enkas përgjegjësive ligjore që burojnë nga këto shkelje flagrante dhe manipulime të shënjestruara të opinionit dhe mendimit qytetar.

Rregjimi i tulatur i Sulltanqehajait Rama, i zhytur në afera, në një korrupsion të paskrupullt, e në skandale tronditëse, me paturpësinë, me cinizmin dhe pacipësinë që e karakterizon,vijon të turbullojë mendjet e njerëzve me iluzione të pavenda, duke pretenduar se përgjërohet e takohet me banorët e Dhërmiut.

Me banorët e një komuniteti, që banda mafioze e Edi Ramës dhe shpurës së tij kriminale, nuk është kursyer dhe hezituar  të shkatërroj gjithçka, të tjetërsojë e grabisë shenjtërinë e pronave shekullore palasikote, dhërmiase dhe himariote.

Dështimet, sabotimet, shpërdorimet, papërgjegjshmërinë e mosplotësimit të reformave jetike, pengmarrjen e shtetit dhe shkeljet e paprincipta ligjore të Aktit Themeltar të Shtetit – Kushtetutën dhe ligjeve respektive, me dhunën dhe arrogancën e pushtetit të tyre, mundohen me dinakëri ta plotësojnë me iluzionet e tyre të pështira.

Dihet tanimë se thuajse të gjitha vendet në fushatat e ethshme elektorale, shpalosin mitologjitë e gënjeshtrat e tyre, të cilat në vijimësi, eleminohen prej përditshmërisë. Ndërsa në rastin tonë, fatkeqësisht sharlatanët politikanë artikulojnë monstruozitete dhe gënjeshtra me të cilat ushqejnë militantë,simpatizantët dhe elektoratin e tyre të përgjumur.

Përse vallë ne dhërmiasit duhet të pranojmë iluzionet makabre të guzhinës politike të një qeverie kriminale që ushtron krejt e pashqetësuar genocide vrastare e shfarosëse ndaj ne dhërmiasve dhe gjithë Dhërmiut?

Vallë do na bindin me sharlatanizmin e tyre se banorët e Dhërmiut qënkan aventurierët e shitur, të padinjitetshmit derdimenë si ishdiplomati dështak, i katapultuar prej partisë, pa asnjë lloj merite apo aftësie, Vin Gjikuria, Leko Marko, Zaho Duni, Odise Dhimolea e servilë e sahanlëpirës monstra që se kanë për gjë të shesin idealet dhe virtytet madhore të atij vendi me histori të ndritur.

Kurrsesi jo… nuk mund të nënshtrohemi e biem pre dhe viktima të kësaj propagande mashtruese neveritëse.

JO Sulltan Pasha Edi Rama, gaboheni e ju gënjen mendja duke besuar në këto broçkulla tuaja halucionante…

JO Sulltan Qehaja Edi Rama, krimet tuaja të nxitjes së urrejtjes e përçarjes, të terrorit dhe frikës për të mos reaguar, logjika juaj përçudnuese që enkas motivoni në Dhërmi, këto bëma mizore e çnjerëzore janë të pafalshme e  njëherazi ndëshkuese.

Dhërmiu përfaqësohet nga shumica absolute e qytetarëv të saj me integritet që nuk i nënshtrohen pushteteve të pështirosura, që anashkalojnë me vetëdije politikat përdhosëse dhe grabitëse të vendit të tyre. Të cilëve juve me vetëdije u shmangeni dhe as keni pasur ndonjëherë vullnetin për të dialoguar. Dhe kategorikisht nuk ka autorizuar as liliputin Jorgo Goromavria ashtu sikundër edhe këta individë të tjerë mëndjecekët për ta përfaqësuar në problematikat dhe çështjet thelbësore të tij.

Politika e kërbaçit dhe e dajakut që ju përzgjodhët e ndiqni me arrogancën e arbitraritetin tuaj epokal, ka dështuar së bashku me pafytyrësinë e të përzgjedhurve tuaj marioneta arriviste, që u shërbejnë paturpësisht në realizimin e synimeve tuaja të errëta.

Fatkeqësi e kobshme e ndjellakeqe që shpërdoruat përgjegjësinë dhe verdiktin e qytetarëve, për t’iu shërbyer me përkushtim e drejtësi komunitetit dhërmias,për të zgjidhur problematikat jetësore që përballej. Ndërsa ju zgjodhët rrugën e talljes,të shantazhit dhe legjitimit të tjetërsimeve të trojeve, të kusarokracisë dhe pangopësisë së papërsëritshme, duke u sjellë sikur të ishte trashëgimia e juaja dhe e këtyre teveqelëve injorantë vendas, për të cilat si pjesëtarë të një bande kriminale, shumë shpejt do përballeni me DREJTËSINË.

Ju refuzojmë me neveri dhe as ju njohim dhe as pranojmë poshtërsitë e maskarrallëkun tuaj, diktatin dhe dhunën tuaj të turpshme pushtetare, duke refuzuar me neveri modelin njerëzor dhe vrastar, të poshtërimit dhe përdhosjes, të grabitjes monstruoze të një vendi krenar si Palasa, Dhërmiu dhe Himara.

Për të gjithë ju, bashkëpatriotët e mi, me respektin e thellë, e quaj të domosdoshme të shpreh pozicionimin e qëndrimin tim qytetar.

Deputetët dhe politikanët nuk janë asgjë tjetër përveçse përfaqësuesit tanë në proceset e vendimmarrjeve politike. Jemi pikërisht ne, me seriozitetin, përgjegjësinë dhe votën tonë, që përzgjedhim e veçojmë se cilët do na përfaqësojnë në këtë mision jetik.

Palasa,Dhërmiu dhe Himara e përçarë prej politikës dhe pabesisë, egoizmave dhe manive depresive të zymta, nuk do të mund të ketë përfaqësuesit e saj në këtë legjislaturë parlamentare.

Ne fare mirë mund të besojmë në gjëra krejt të ndryshme, por kurrësesi nuk e meritojmë dhe nuk mund të mbështesim, logjikat vetëshkatërruese të përçarjes dhe dyzimit, hajdutët dhe dhunuesit e Shenjtërisë tonë ekzistenciale 

Duke u distancuar prej frikës dhe presioneve tinëzare, secili prej nesh, individualisht por edhe të bashkuar kolegjialisht, lipset të refuzojmë kastën e emisarëve të vulgaritetit dhe abuzuesve të paskrupullt, rilindvrastarët mjeranë të keqqeverisjes, duke i ndëshkuar për arrogancën, arbitraritetin dhe orekset grabitëse që përdhosën lirinë dhe dinjitetin tonë njerëzor.

Gjithë këta çibanë gjakpirës, hajnitë masakrues, frustuesit e së vërtetës, poshtëruesit primitivë, kusarorilindasit barbarë, dhunuesit, falsifikatorët dhe shkaktarët e tragjedisë së sotme, palasiote dhërmiase i refuzojmë me neveri.

Ndonëse nuk duhet të dakordësohemi për gjithçka, duke  anashkaluar ato që na ndajnë e duke gjetur pikat lidhëse që na bashkojnë, kolegjialisht së bashku lipset të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët, të Palasës, Dhërmiut, Himarës dhe progresit të saj.

Impakti i forcës dhe vitalitetit tonë konsiston tek uniteti dhe bashkimi ynë, duke i refuzuar përmes votës gjithë shpurrën banditeske që na fyeu, na dhunoi, na talli, na grabiti, në përçmoi vetëdijen si qytetarë evropianë.

Nevoja emergjente dhe momentet e diktojnë që, si qytetarë me vullnet të lirë, vota jonë të konsistojë në pensionimin politik të kësaj kaste të degraduar politikanësh të babëzitur për pronat dhe lirinë tonë. Duke i deleguar tek Drejtësia, për të  dhënë llogari për gjithë aferat korruptive, gjithë pisllëqet dhe bëmat e tyre monstruoze,për mizoritë dhe mjerimin tonë të trishtuar që fatkeqësisht përjetojmë.

Domosdoshmëria e ndryshimeve imperative, diktojnë që si dhërmias, si himariotë, të mbështesim fuqimisht kauzën më shpresëdhënëse dhe alternativën e ndryshimit, duke votuar  Partinë Demokratike. Për të mundësuar dhe për të iniciuar sjelljen e ndryshimit të shumëpritur si edhe çeljen e një faqeje të re zhvillimi. Duke ia kthyer simbiozën tonë të pandashme Palasën, Dhërmiun dhe Himarën, qytetarëve palasikotë, dhërmias dhe atyre himariotë. Të orientuar drejt respektimit të të drejtave themelore të njeriut, respektimit të shenjtërisë së pronave, të prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik.

 

Athinë, 22 prrill 2021.

 

Please follow and like us: