Albspirit

Media/News/Publishing

Pirro Fotiadhi: Dr. BUJAR LESKAJ, INTELEKTUALI RREZATUES VLONJAT, PERSONALITET I SPIKATUR QË NDERON POLITIKËN DHE PARLAMENTIN SHQIPTAR

 

Aktualisht, për shkak të fushatës zgjedhore për deputetët e Parlamentit shqiptar, vendi ynë përjeton dhe përballet realisht me momentin më kritik në historinë e tij posttranzicionale. Shoqëria shqiptare, individët, qytetari i tejlodhur e zhgënjyer nga një keqqeverisje të dështuar 8 vjeçare, përballen me sfidat e një udhëkryqi. Pikërisht më 25 Prill, të gjithë ne, (përjashtuar tinëzisht emigrantët personalisht nga Edi Rama), do të vendosin nëpërmjet votës, rrugën dhe vizionet e 4-vjeçarit të ardhshëm, qëlidhet pashmangshmërisht me të ardhmen shpresëdhënëse dhe progresin e vendit. Dështimet dhe mosrealizimi i premtimeve të bujshme të qeverisë aktuale, tashmë dihen dhe pasojat e saj katastrofale janë të dukshme gjithandej. Është i njohur fakti i qindra e mijërave të rinjve, të larguar prej vendit, duke u përballur me fatalitetin dhe problematikat e pakapërcyeshme të një jete krejt të pakuptimtë e të humbur.

Vota e 25 Prillit konsiston në qasjen e një qeverisjeje me seriozitet, me përgjegjësi, me vizion dhe realizëm. Sfida e një mekanizmi demokratik që do të çlirojë përgjithmonë shoqërinë shqiptare, nga pengmarrja e turpshme dhe neveritëse e një sekti mashtrues dhe dështakësh të paprinciptë.

Vota e 25 Prilli, sugjeron mundësinë aktuale për respektimin e motivimin e parimeve të dinjitetit, besueshmërisë, shpresës, zhvillimit, meritokracisë dhe vendimmarrjes unike, larg perversiteteve të interesave okulte konfliktuale.

Vota e 25 Prillit mundëson rrugëtimin e vendit dhe shoqërisë shqiptare në dekadën e tretë të shekullit 21, me përmbushjen e sfidave jo vetëm për progres shoqëror dhe zhvillim, por edhe për një ardhmëri vizionare dhe një jete më të mirë për qytetarët e saj e veçanërisht për gjeneratat e reja.

Përmes kësaj vote jetike, secili në veçanti por njëherazi edhe të gjithë së bashku, mundësojme impaktin e realizimit të një programi të guximshëm e novator, që do të ndikojë realisht dhe përmirësojë jetën e të gjithëve. E vetmja mënyrë që ekziston, nëse dëshirojmë të jemi të dobishëm për shoqërinë dhe vendin tonë, duke prekur dhe u gjendur sa më pranë problematikave shqetësuese të qytetarëve duke shmangur prezencën me fjalime patetike e pa kurrfarë përmbajtjeje, është angazhimi aktiv politik.

Nuk është asfare rastësore që në krye të fushatës aktuale, në qarkun e Vlorës, shndërrin si ata prijësat guximtarë, intelektuali vlonjat, Dr. Bujar Leskaj. Një prej zërave të fuqishëm realistë kundër padrejtësive dhe hipokrizisë së shfrenuar. Mbrojtësi fanatik me një devotshmëri misionare, për afro një dekadë të financave publike duke synuar dhe aspiruar tanimë të jetë zëri origjinal përfaqësues dhe mbrojtësi i flaktë, misionari i përgjegjshëm energjik kundër mediokritetit, e shmangies së përgjegjësisë.

Për vite të tëra, Bujari ashtu si gjithë intelektualët, më kot priste dhe shpresonte të shihte ndryshimet si një realitet ogurmirë. Ky fakt ishte nxitja dhe motivimi që ai vendosi të hynte në politikën aktive.

Dr. Bujar Leskaj, në rrugëtimin e tij jetësor dëshmon simbolin e një njeriu me dinjitet, një misionari të përkushtuar, që lufton në vijën e parë, pa kompromis, por duke lartësuar vlerat morale të karakterit të tij. Si një intelektual vizionar, ai për afro 3 dekada me urtësinë, fisnikërinë, me performancën e tij, është i pranishëm në të gjitha momentet thelbësore historike të zhvillimeve social-kulturore të qytetit të Vlorës.

Bujar Leskaj erdhi në jetë një ditë vere të nxehtë, teksa kalendari shënonte 3 Korrik 1966, në qytetin e Vlorës, në familjen e shquar të trajnerit legjendar të radioamatorizmit vlonjat dhe kombëtar, Farudin Leskaj. Duke i përkitur atij brezi që lindi dhe u rrit në funddekadën e viteve 60-të, në një realitet të përkundur që bazohej në një prosperitet krejt artificial, si edhe në mentalitete e në shtrembërime konceptuale që lidheshin kryekëput me faktorin kohor. Ai u rrit dhe u edukua në mjediset e qytetit bregdetar vlonjat ku në vijimësi hodhi hapat e para të shkollimit e mandej duke përfunduar shkollën e mesme Industriale me rezultate të shkëlqyera.

Ishin prindërit e tij të mrekullueshëm që Bujari u mëkua me filozofinë për ta parë jetën gjithmonë përmes një prizmi pozitiviteti. Vlerat dhe parimet morale ishin dhe konsideroheshin krejt të panegociueshme për të, duke e orientuar të hidhte hapa të guximshme dhe vendimtare në jetën e tij.

Dashuria dhe pasioni për dijen,ndikuan që vitet studentore të Bujarit, të karakterizoheshin nga studimi sistematik dhe hedhja e themeleve të shëndosha për vijimësinë e jetës aktive profesionale, duke i shërbyer shoqërisë. Deviza e tij jetësore,ishte që si profesionist por edhe si shkencëtar, të mund të ishte i vyer në përditshmërinë e jetës social-shoqërore

Dr.Bujar Leskaj,spikat si një individualitet por edhe qytetar i thjeshtë. I pranishëm duke jetuar, dëgjuar dhe u përballur me problemet, nevojat dhe kërkesat e shoqërisë, por njëherazi dhe me sfidat e jetës, për një jetë më të mirë si edhe një Shqipëri Evropiane.

Rrugëtimi jetësor i Dr. Bujar Leskaj, qysh prej një moshe shumë të re,e mandej prej viteve studentore, është simbioza e përkushtuar në luftën e organizuar,për një shoqëri e jetë më cilësore, për më shumë demokraci dhe drejtësi sociale. E këtë angazhim qytetar dhe protagonizëm, e dëshmoi në momentet kyçe të viteve 90-të, teksa mbështeti dhe përkrahu energjikisht, rrëzimin e stistemit komunisto – totalitar, si edhe ravijëzimin dhe legjitimimin e proceseve demokratike dhe pluralizmit në vendin tonë.

Dr. Bujar Leskaj, duke poseduar aftësi dhe cilësi të larta moralo- njerëzore, gjatë karrierës së tij jo vetëm si pedagog por edhe si një misionar i zellshëm i shtetit, me kompetencën profesionale, me korrektësinë, sinqeritetin, seriozitetin dhe modestinë, është shquar për maturinë dhe integritetin shoqëror dhe atë politik.

Dr. Bujar Leskaj përbën një zë të fuqishëm dhe tepër aktiv, një zyrtar i pakompromis në zbatimin e ligjeve, dhe angazhimi i tij, natyrisht që është një indicie dhe përzgjedhje e vetëdijshme. Ashtu sikundër edhe një akt motivues,që duke u mbështetur tek dinamika e forcave të përgjegjësisë dhe logjikës, të mund të kontribuojë jo vetëm për të sotmen por edhe për të nesërmen, duke i shërbyer një vizioni zhvillimi e progresi për rajonin e jugut të vendit, me përfitime konkrete për qytetarët.

Përmes argumenteve dhe fakteve konkrete, lipset që vetë qytetarët të besojnë dhe mbështesin, domosdoshmërinë e politikave të reja prioritare, duke zhvlerësuar rrekjen krejt të pavend të negativitetit dhe lakuriqësisë së programeve krejt të gabuara të ndjekura prej kundërshtarëve të tyre politikë.

Sepse interesat madhore të vendit dhe zhvillimit të tij, janë rrezikuar pikërisht, prej papërgjegjësisë dhe mungesës së luajalitetit, duke përjetuar kriza me pasoja të rënda. Gjithësesi, gama e problematikave të bashkëqytetarëve, pavarësisht grupmoshave, duhet pohuar se është tepër serioze dhe kërkojnë me ngut, përballjen e tyre me të vërtetën dhe përgjegjësinë, me realitetin dhe progresin e pashmangshëm.

Natyrisht duke guxuar, duke u mbështetur në argumente dhe sugjerime të dobishme, sa të realizueshme po aq edhe të zbatueshme.

Dr. Bujar Leskaj me modestinë e tij të pakrahasueshme, kurrësesi nuk beson se një individ, mund të ndryshojë gjithçka. Por duke bashkëpunuar dhe punuar kolegjialisht, një vizion, një ambicie, mundet fare mirë të bëhet një realitet motivues për shoqërinë e gjithë qytetarët e saj. Duke i mëshuar vlerave universale si etikës, qëndrueshmërisë, transparencës, besueshmërisë, ndershmërisë, racionalizmin e meritokracinë. Ai ka dëshmuar se gjithandej, me mjeshtëri ndërton ura komunikimi dhe dialogu, si vlera të patjetërsueshme për vitalitetin e shoqërisë.

Dr. Bujar Leskaj falë besimit dhe dinamikës së tij, me dëshirën e vullnetin për të ofruar gjithë performancën e tij, përpos të tjerash përbën shembullin e një politikani të guximshëm, duke nxitur dhe motivuar në politikë njerëz të rinj, me integritet e aftësi profesionale.

Imperativi dhe misioni i këtij brezi largpamësish e të vendosur, duke iu shmangur vizioneve imagjinare por edhe retorikave boshe e bajate, të mund t’iu lënë brezave të ardhshëm, sinqeritetin e ndershmërinë, ato që enkas sot për interesa okulte, politika i privoi.

Imperativi i domosdoshmërisë së ndryshimeve, sfida për të hedhur një hap vendimtar në përmbysjen dhe çrrënjosjen politike të një bande kriminale të veshur me pushtet, konsiston në mbështetjen e fuqishme të kandidaturës së intelektualit Dr. Bujar Leskaj, për të mundësuar dhe garantuar një qeverisje me qasje vizionare dhe progresive të vendit.

Momentet e diktojnë që me ngut dhe vendosmëri, përmes votës tonë, të rikthejmë në normalitet, parimet dhe vlerat e zvetënuara. Të diktuara prej sistemit kleptokrat dhe tejet të korruptuar që u imponua dhe instalua me një arrogancë të pashpjegueshme, në 8 vitet e fundit,të mbisundimit të rregjimit autokrat të Edi Ramës, demokracinë, solidaritetin, meritokracinë.

Ndryshimi jetik kurrësesi nuk është një parullë, por një imperativ i domosdoshëm, një qëllim madhor i jetës tonë.

Me besimin dhe bindjen e thellë në Unitetin Kombëtar dhe parimet e Demokracisë, për t’iu dhënë fund njëherë e përgjithmonë politikave konfliktuale dhe shfarosëse, pengmarrjes së fateve jetike të vendit nga një grupim me tendenca grabitëse, abuzuese dhe dhunuese.

Për t’u shndërruar përmes votës tonë,në faktor aktiv dhe garantues të ndryshimeve aq të domosdoshme dhe jetike që shoqëria jonë i pret si shpresëdhënëse. Si edhe njëherazi për të rikthyer qetësinë sociale, dinjitetin, respektin, harmoninë në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë.

Vota jonë për Bujar Leskën, në zgjedhjet e 25 Prillit le të jetë promotorja shpresëdhënëse në arritjen dhe fitores historike, të NDRYSHIMIT.

Athinë, 23.04.2021.

 

Please follow and like us: