REXHEP SHAHU: PËR HATËR TË VUÇIQIT, SHQIPTARËT S’MUND TA VOTOJNË EDI RAMËN
(Kushdo qofsh ti beg a krajl që lutesh e shkruan që mua të më qeverisë ende Edi Rama, merre falas Ramën në shtëpinë tënde se 8 vjet janë tepër…)
Presidenti serb Vuçiq ka bërë thirrje që shqiptarët të votojnë Edi Ramën, se është i mirë, edhe Zaevi i Maqedonisë po ashtu ka bërë thirrje të tillë, edhe nga Kosova, të cilës Edi Rama i ka shkaktuar mjaft andrralla, po vijnë zëra që të votohet Edi Rama.
Vaso Çubrilloviqi shkuante te “Shpërngulja e shqiptarëve” se parja bën punë në Tiranë. Por duket se parja e Edi Ramës bën punë edhe në Kosovë.
Ti bësh reklamë, të lutesh e të ndihmosh me fjalë që të më qeverisë mua në Tiranë akoma pas 8 viteve Edi Rama, kushdo qofsh ti beg a krajl, ti po lutesh e po ndihmon te hyjë Shqipëria në dikaturë, ti po lutesh të më rrënohet edhe më shumë jeta, të më cënohet e të më hiqet akoma më shumë liria. Pi makjato në Prishtinë e lufto të më kthehet mua në Tiranë Enver Hoxha me fytyrën Edi Rams, ti nuk po bën gjë tjeter o mik veç po bëhesh Miladin e Dushan.
Edi Ramën ti e ke shijuar në fotografi, puthe e shkllahu me të në fotografi, kurse mua më shkatërroi jetën dhe dua të mos vazhdojë të më lëndojë edhe më tej.
Sepse Edi Rama është nëna e shtirjes, është shtirja vetë. Shtiret kur qesh, shtiret kur qan, shtiret trim kur është frikacak, shtiret i ditur kur është sipërfaqësor, shtiret i drejtë kur është litar në thes, shtiret i mirë kur është i keq, njerzit nuk i llogarit për njerëz, por si vota e si numra, si statistikë.
Është aktor i lindur, aktron në çdo gjë e për çdo gjë në jetë, mashtron pa asnjë brejtje ndërgjegje, mashtron në mënyrën më të ftohtë e kriminale, nuk skuqet. Është vardisësi e servili i lindur, nga një anë lëpin e nga ana tjetër ata që i ka poshtë i pështyn e poshtron si ai në mënyrën më përfide. Shkëlqeu në vardisje sidomos ndaj Vuçiqit me të cilin u bënë dy trupa një shpirt por kjo nuk ka rëndësi, e duan edhe në Kosovë Ramën e i thurin ditirambe.
Edi Rama vdes nga frika e vetmisë dhe e braktisjes dhe po bren përditë veten me dhëmbë se nuk hyri dot në histori për asgjë, se edhe lidhjet me presidentin serb nuk janë të reja për partinë e tij, si ai edhe Enver Hoxha.
Aq shumë e përkëdhel dhe josh vetën, sa kam përshtypjen se kur është vetëm e puth veten në pasqyrë, ia shkel syrin vetes, Ai nuk e krijoi dot portretin e profilin e tij as normal si politikan as anormal, ai mbeti lakuriq nate, as shpend as kafshë. Përpiqet të jetë origjinal por nuk del dot nga kopja e keqe e Enver Hoxhës, atë ka idhull, shembull, model politik.
Edi Rama vetem origjinal nuk është, e thashë, është kopje e shëmtuar e Enver Hoxhës. Kur nuk di të flasë e çfarë të flasë, përkill, përgojon si llaxore, si lavire. Nuk le gjë pa thënë, nuk len kënd pa bisht, nuk len gjë pa shpifë si mjeshtër, si nëna e shpifjes.
Plasë të shfaqet babaxhan, humorist, shakaxhi, por askujt nuk ia gërvisht humori i tij banal e bajat, që vetem humor nuk është por mbase e pëlqen veç ndonjë militant që recitimet e Ramës i duken si prej Aleksandër Moisiut. Kështu mendon se fiton zemra e mendje adhuruesish që jetojnë në televizione, se ata që jetojnë në tokë nën qeverisjen e tij, vetëm neveriten.
Ka mjeshtrinë të fshehë veprat e tij të liga, të bëjë të harrojnë njerzit, të harrojnë 36 mijë njerzit që futi në burg për energji elektrike kur vetem vepra penale burgu nuk ishin ato, të harrojnë njerzit që vdiqën në burgje, të harrojnë mijëra shtëpitë që ua ka shembë njerzve, të harrojnë kanabizimin e gjithë vendit me kujdes e mbështetje shtetërore, prodhimin e tregtinë e drogës me avione në aeroportet e Divjakës, Ishmit e Torovicës, të harrojnë se mbi gjysmë milion njerëz nën qeverinë e Ramës ikën nga atdheu.
Ata folklorisë që jetojnë në tela sharkie që e duan Ramën si kalin hamshor që i mashtron se është Ismail Qemali i ri, nuk ia gjejnë e as ia thonë këto që thashë më sipër, nuk ia tregojnë këto si gjëra të kqia të tij në qeverisje. Nuk ia quajnë të keqe që e la Shqipërinë jashtë BE, nuk ia quajnë të keqe flirtet me Vuçiqin e Hashimin kundër Kosovës, ose shpërfilljen e udhëheqësve të Kosovës. Shqipëria e sotme ku mbeti, në njëlloj diktature anarkie, e spërkatur nga pështyma e Edi Ramës kjo është e keqja që duhet treguar por nuk e shohin ata që u duket Rama trendi e nuk pyesin për dëmet që ia ka bërë Kosovës, përe tendencën që ai ta përfaqësojë Kosovën, etj.
Rama nuk është majtist, është enverist, komunist i llojit shqiptar, origjinal, demagog i pashembullt.
Edi Rama dhe Albin Kurti janë kundër bashkimit kombëtar se bashkimi bëhet e nuk thuhet, nuk na cajnë trapin dekada me radhë e nuk bëjnë asnjë akt bashkimi, as një abetare bashkimi, asnjë libër shkollor bashkimi, asnjë emission lajmesh bashkimi, asnjë gazetë bashkimi.
Edi Rama nuk i ka mundë kurrë kundërshtarët as me fjalë as me vepra, ai i ka vjedhë ose i ka blerë nën dorë gjithmonë fitoret.
Që kur ka ardhë në krye të opozitës, të PS, ai i ka nxjerrë gazetarët jashtë loje dhe ka krijuar gazetarinë e mashtrimit. Ai e ka filluar jetën politike me një mikrofon e një kamer në takime me fermerë e njerëz nëpër Shqipëri pa lejuar kurrë gazetarë në aktivitetet e tij, por duke bërë vetë kronikën, emisionin, dhe duke ua cuar televizioneve e gazetave të gatshme lajmin apo kronikën dhe duke i detyruar ta transmetonin atë që conte Rama se duhet transmetuar kundërshtari, opozita. Këtu ka filluar atentati ndaj shtypit e medias dhe pastaj duke urëdhëruar pronarët e mediave.
Edi Rama pështyn e lëpin, para të fortit e të diturit bie në gjunjë dhe e lëpin, para të dobëtit ngihet në këmbë e fryhet si gjel. Ai kur është përballë me gazetërë dinjitozë është bërë qesharak dhe si pulë e lagur. Kujtoni si u ndje para Neritan Sejaminit dhe Babaramos kohëte e fundit.
Këmbët e vjetra bërë si ashkë a lëvore lisi nuk ua dinë lezetin këpucëve të reja, kështu ndodh me disa nuse të vjetra që konkurojnë vajzat e reja. Rama është i vjetër, shumë i vjetër, sa këngëtari serb Bergoviq që Rama ia pati dhënë celësin e Tiranës, sa sportisti serb shok i Arkanit, (telefonin e të cilit ia dha Ramës miku i përbashkët Vuçiq,) lobues e organizator protestash kundër shqiptarëve të cilit Rama i shkruan letër e i thote së jam gati të të puth këmbët.
Është aq i vjetër sa shëbimi serkret serb që të vret e të qan dhe gjen spiunë ndër shqiptarë kundër shqiptarëve.
Edi Ramën duhet me ua çue disave që e duan në Kosovë dhe t’ia ndjenë lezetin bashkë me Batonin.