Rinia ka shumë arsye për të zgjedhur PD dhe Lediana Fratari
Lediana Fratari nuk është e re në forumet e Partisë Demokratike, por garon për herë të parë për deputete. Dhe kjo, thotë ajo, është një leksion politik që nuk e mëson në asnjë shkollë. Ajo thotë se është përfaqësuese e një gjenerate të re politike, udhëhequr nga idealet e pastra dhe jo nga interesat apo planet për të përfituar. Ajo fton veçanërisht të rinjtë të bashkohen me PD dhe atë personalisht, pasi në programin e kësaj partie është edhe projekti i madh i frenimit arratisë së rinisë ngë Shqipëria.
Ju jeni një prurje e re në Partinë Demokratike, përsa i përket garës për deputet. Sa e vështirë është për të rinjë të përballojnë fushatën dhe si ka qenë raporti me kolegët e vjetër në parti?
Lediana Fratari: Politika është si çdo profesion tjetër, ku eksperinca është një leksion që nuk e merr dot në asnjë lloj shkolle. Ndaj dhe për ne të rinjtë është padyshim një përvojë por edhe një mësim i mrekullueshëm në karrierën tonë. Unë personalisht jam e familjarizuar me Partinë Demokratike pasi jam angazhuar që herët me strukturat rinore, por gara elektorale është një tjetër gjë. Duhet të takosh shumë njerëz, të dëgjosh shumë ankesa dhe kërkesa, duhet të dish të shprehësh atë që di dhe mendon, të shpjegosh programin e partisë që përfaqëson. Nuk është e lehtë të bindësh njerëz që janë të zhgënjyer jo vetëm nga qeveria, por nga politika në tërësi dhe kanë humbur çdo lloj shprese. Këto janë eksperienca që i merr vetëm kur zbret në fushën e lojës. Sa i përket raporteve me kolegët e vjetër ato kanë qenë shumë të mira. Padyshim që hapja e pjesshme e listës ka futur edhe garën mes vetë kandidatëve, por të gjithë ne në PD jemi të vetëdijshëm që gara më e madhe është ajo me qeverinë.
Fokusi juaj gjatë fushatës ka qenë tek shtresa e ish të përndjekurve politikë. A mendoni se kjo shtresë nuk është aq e përfaqësuar dhe çfarë premtoni të bëni më shumë për ta?
Lediana Fratari: Mbështetja e ish të përndjekurve politikë është një nga tri kauzat e mia të mëdha. Jo vetëm sepse familja ime, familja e Hajredin Fratarit, i përket kësaj shtrese, por sepse unë mendoj se shoqëria shqiptare i ka një detyrim të madh atyre që u përndoqën, burgosën dhe vuajtën gjatë regjimit komunist për shkak të mospajtimit të tyre politik me regjimin. Ne sot mund të numërojmë shumë vepra të mëdha që janë ndërtuar në kohën e komunizmit, por shumë e pak e dinë që ato janë bërë edhe me djersën dhe gjakun e ish të përndjekurve që kanë punuar aty pa pagesë dhe në kushte çnjerëzore.
Por edhe 30 vjet më pas, sërish ata nuk kanë marrë dëmshpërblimet e tyre financiare, ende nuk është vendosur drejtësia sociale në vend dhe persekutorët e tyre vazhdojnë të jenë ende në qeverisje dhe zyrat e shtetit.
Unë nuk mund të premtoj asgjë më shumë se sa parashikon programi i Partisë Demokratike për këtë shtresë e cila në fakt parashikon zgjidhjen e problemit të dëshmpërblimeve përfundimisht. Ajo që unë premtoj është që do të jem zëri i tyre për çdo problem, dhe do të jem oponenca e qeverisë së partisë time nëse programi i saj për këtë shtresë nuk do të zbatohet pikë për pikë, ashtu siç është shkruar.
Çfarë do t’i thonit një votuesi të ri, që voton për herë të parë. Përse duhet të votojë PD-në dhe juve personalisht?
Lediana Fratari: Kam shumë gjëra për ti thënë. Por nëse do ti përmblidhja, do të ishin këto:
Duhet të votojëë PD-në, për të larguar qeverisjen më të korruptuar që ka patur Shqipëria në 3 dekadat e fundit. Qeverinë që ka braktisur qytetarët dhe interesat kombëtare dhe është bërë qeveri e një grushti njerëezish që po zhvasin pasuritë tona kombëtare dhe taksat tona.
Duhet të votojë PD-në se kjo është sot alternativa më e mirë, jo e keqja më e vogël. Eshtë një forcë politike e rinovuar, në njerëz, energji dhe në ide. PD ka mekatet e veta në të shkuarën dhe unë mendoj se mënyra më e mirë për ti larë këto mëkate është të punojë me përkushtim dhe ndershmëri ndaj vendit dhe popullit.
Duhet të më votojnë mua, sepse jam modeli i polikës së re. Unë nuk vij për të fituar në politikë, por vij për të kontribuar. Vij për të dhënë, jo për të marrë. Përfaqësoj një mendësi të re, dhe nuk e këkroj votën me para dhe premtime interesash të tjera, por e kërkoj votën si mundësi për të bërë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të gjitha partitë pretendojnë se kanë në fokus të rinjtë, shkollimin dhe punësimin. Çfarë e dallon Partinë Demokratike dhe cilat janë pikat më të forta të programit për rininë?
Lediana Fratari: Padyshim që për efekt propagande, rininë e gjen në krye të fjalimeve politike. Premtojnë shkolla, punë, teknologji, investime, kënde sportive, etj etj. Por unë mendoj se të paktën në 8 vitet e fundit, shtresa më e persekutuar ka qenë pikërisht rinia. Madje edhe më keq, rinia është joshur të përfshihet në forume partiake për të përfituar një vend pune apo një privilegj tjetër.
Programi i PD-së dhe oferta ime politike, nuk lidhet me mashtrimin apo joshjen, por me një projekt serioz, ambicioz dhe afatgjatë, për të përgatitur gjeneratën e re të këtij vendi. Ky është një proces shumë i vështirë dhe unë jam koshiente për këtë. Por ne do të synojmë të rikthejmë shpresën tek rinia përmes një reformimi të sistemit arsimor, që të jetë mbështetës dhe frymëzues. Do të mbështesim rritjen e profesionalizmit, instalimin e kërkimit shkencor në sistemin universitar. Do të orientojmë diplomën drejt tregut të punës, në mënyrë që diploma të ketë vletë e të përkthehet në punë.
PD parashikon mbështejen e çifteve të reja për tu strehuar, në mënyrë që të mund të fillojnë jetën këtu, në vendin e tyre.
PD parashikon mbështejen e sipërmarrësve të rinj, në mënyrë që ata të mund të nisin bizneset për të jetuar në vendin e tyre.
Mendoj se me këtë filozofi ne do të shkojmë drejt frenimit të hemoragjisë së rinisë, ikjes së saj të pandalshme.
Dhe kjo është një detyrë kombëtare tashmë./gazeta shqiptare
Please follow and like us: