Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kananasi Karapidou: Vota e Diasporës, përbuzje apo lëndim?!

Ajo që më bën përshtypje është se shteti shqiptar ka lënduar të gjithë diasporën. Fakti se diaspora nuk do jetë e pranishme në votimet e 25 prillit 2021 vë në dilemë faktin sepse disa njerëz nuk mundën të krijonin një sistem elektronik që ne të votonim në shtetin ku jetojmë. Mbase qëllimisht…! Ishte kaq e vështirë për shtetin tonë shqiptar ta krijonte mbase, se me mendimin e krijimit të saj Diaspora përbënte mbështetjen më të madhe për ndryshimin dhe ardhjen në pushtet të një shteti të painkriminuar dhe me njerëz të pastër në ndërgjegje që vërtet do luftojnë për ndryshim dhe një të ardhme më ndryshe për brezin e ri dhe vetë shqiptarët! Kërkohej regjistrimi i Diasporës (po çfarë regjistrimi), kur dimë se të gjithë emigrantët sapo kanë bërë pashaportat e reja dhe janë të gjithë të regjistruar nëpërmjet konsullatave apo ambasadave të shteteve ku jetojnë. Emrat tanë figurojnë edhe ne mos të duam, pra lista mendoj ishte gati. Ishte ky një justifikim…! Atëherë ku ishte qëllimi?… Harrojnë se në pushtet erdhën me shumicën e votës së Diasporës e cila u rreshtua e para të votonte atëherë “Rilindjen” duke shpresuar se do ndihmonte në problemet e diasporës. Por siç ndodh gjithmonë në këto raste vrapuan drejt diasporës duke berë takime dhe premtime dhe si përfundim çdo gjë mbeti në ajër me shumë ndryshime të vogla. Dihet që problemet e diasporës janë të shumta… por sa i interesuar ka qenë shteti ynë për ti zgjidhur ato!. Dhe tani që ne e dimë se jemi forca më e madhe në diasporë pothuajse shumica intelektualë dhe mendje të ndritura të larguara nga vendi i shohim gjërat më ndryshe se shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, reflktojmë më ndryshe dhe e duam ndryshimin që Shqipëria vendi ynë të eci përpara duke krijuar mundësimin e hyrjes drejt evropës. Vetëm emigrantët e Selanikut dhe Athinës përbënin një numër mjaft të madh votash të cilat shteti jonë ju prehu krahët duke mos i lejuar të fluturonin drejt vendit të tyre duke i detyruar me ardhjen e tyre si dënim të rrinin dy javë në karantinë. Dhe në kanalet televizive greke u fol për këtë fakt. Shteti e përbuzi Diasporën..! Shteti grek krijoi mundësinë e ‘self testeve’ mundësoi vaksinimin, shumica e emigrantëve të moshave të larta jan vaksinuar. Nuk do ishte kaq rrezik emigracioni për Shqipërinë. Përkundrazi do ishte vërtet mbështetja më e madhe për ndryshimin. Atëherë në dorë fatin e Shqipërisë e ka populli shqiptar i cili jeton atje dhe shpresoj të jetë ndërgjegjësuar dhe vendosur në mendjen e tij me qartësi dhe vetëmohim kë do votojë pa ju trembur syri dhe dora nga askush. Ju duhet të jepni votën e mendimit dhe për Diasporën jo vetëm tuajin. Votoni dhe për ne sepse Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe duhet ndryshuar nga rrënjët.
Ju urojmë ’Fitoren e dëshiruar’!
Selanik, 24. 4. 2021.
Please follow and like us: