Albspirit

Media/News/Publishing

Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak

Nuk janë të rralla rastet kur sëmundja e vendos jetën e njeriut në fije të perit, por kur profesionalizmi i mjekut ndërthuret me besimin e pacientit mund të ndodhë mrekullia.

Kështu i ka ndodhur znj. Neranxa Dedeniku e cila falë trajtimit specifik të mjekes onkologe Daniela Bega dhe stafit të mjekëve të Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan 3, ka arritur të mposhtë sëmundjen e frikshme që i kërcënonte jetën.

Pas vizitave dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore që kishte kryer më herët, gjendja e nënës së 4 fëmijëve nuk po përmirësohej, përkundrazi. Me simptoma të rënduara, pacientja iu drejtua Spitalit Amerikan 3 ku iu nënshtrua ekzaminimeve imazherike të cilat treguan prezencën e një mase të madhe tumorale në stomak.

Një diagnozë e rënd? për 44-vjeçaren, që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme mjekësore: trajtimi i personalizuar me kimioterapi, i vendosur nga doktoreshë Daniela dhe grupi i mjekëve specialistë të Departamentit të Onkologjisë, bënë diferencën. Sot, pacientja nuk ka më asnjë gjumë të tumorit.

Nuk mund të ketë veçse fjalë falënderimi dhe mirënjohje për profesionalizmin e Dr.Danielës dhe stafit të mjekëve dhe infermierëve të Departamentit të Onkologjisë që i shpëtuan jetën Znj. Neranxa që shton se komunikimi i ngrohtë dhe përkushtimi maksimal që i dedikuan gjatë periudhës së qëndrimit në spital e bënë të harronte se ishte e sëmurë.

Znj. Neranxa tashmë e ka kaluar sëmundjen dhe është kthyer t’i gëzohet jetës pranë familjes së saj. Spitali Amerikan i uron asaj dhe familjes së saj shëndet të plotë!

21 maj 2020.

Please follow and like us: