Çerçiz Loloçi: Një apel shoqëror për gjithë miqtë dhe të njohurit e mi!
Të votojmë të gjithë dhe të kujdesemi po të gjithë për zgjedhje të ndershme e demokratike, për kandidatë dinjitozë që gjenden në opozitë dhe pozitë. Kandidatët e urryer, ata që kanë shpërdoruar fondet publike, politikanë-doganierë-tatimorë dhe që na kanë tronditur për tri dekada me radhë kemi mundësi t’i heqim vetëm me votë sa kohë që nuk kemi referendume dhe s’kemi mënyrë tjetër. Në këto zgjedhje kandidaturat më dinjitoze janë ato të femrave dhe ne e kemi në dorë për t’i sjellë në Kuvend. Nga një parlament legjitim burojnë pushtete legjitime dhe jo farsë, jo me administratë partiake, jo me farefisni, jo me teka kryetarësh, jo me ambicie ish të larguarish nga të gjitha krahët. Ne kemi në dorë të bëjmë renditjen tonë dhe të firmosim listën përfundimtare për Kuvendin e ri! Vetë e kam bërë zgjedhjen time, votoj për ndryshimin dhe emrat e rinj!