Sonila Meço: Unë votova në njësinë nr. 10, aty ku kryhet votimi elektronik!
U kry!
Unë votova në njësinë nr. 10, aty ku kryhet votimi elektronik.
I shpejtë, i thjeshtë në procedurë.
Rregull dhe disiplinë.
Komisionerët të qetë, të ftohtë, të prerë.
Por sikur ta lexojnë votën, sepse dikush të përshëndet e dikush kthen shpinën. Pa dert, mund të jetë edhe çështje karakteri.
Me syrin vëzhgues të njeriut, që bën reporterin edhe në gjumë, vura re patronazhisten 1 metër larg derës së klasës ku votohej, shtrëngonte në gjoks një Ipad, syshqiponjë dhe në alert shqisor, gjithsesi nuk arrita të shkëmbej dot asnjë fjollë shikimi me të.
Dhe nuk është keq as kështu, unë e di, që ajo e di se unë e di, ama secili në punë të vet.
Votime të mbara!
Please follow and like us: