Vargje poetike nga Mustafa V. Spahiu
AS SHELGVAJTIM, AS PËRGJËRIM – PAK KUSH NË VARRIM
(Elegji)
Mordja rrufezjarr m’mori time grua!
Ime bijë rënkonte me dhembshuri.
Kortezhi vijë dore – ecte me zhauri!
Imamziu pas lekut paç u ngatërrua.
Dielli mbi kokë më përcëllonte fortë, e
Dita m’ngarkoi n’kurriz barrë t’gjallë!
Një magmë m’grafllonte thikë n’ballë;
Nëpër rektimë t’shkrumuar me mortë.
Mezrasë iu shtua një muranë e re, ne
Dy hije rrinim bregut veshur pikëllim…
Askush pa na shprehur ‘i ngushëllim;
Vetëm qielli ndante dhembje me ne!
Pas ritit t’varrimit zymtë n’fatkeqësi –
Dinakërisht u zhdukën ata t’shkathët!
Ikën pa gjurmë n’t’majtë – n’t’djathët;
Pas sezamit t’turpit u strukën’qetësi!
Katër duar prisnin ndonjë ngushëllim,
Buzës’mallit pështymë turpi iu raftë!
Secili syresh në theqafje tejetej vaftë!
Rreze nesh ngelën në ndërgjegjësim.
Fund qershori, 2017, E premte, 23 prill 2021, në Shkup.
GRATË E PËRDALA
Gufimin e tyre asgjëkundi s’e kuptoj,
Kokëfortësin’e moshës e kanë mushkë!
Shekullin shkundin pa shtënë pushkë;
Mozot n’numër, n’vargje s’i përcaktoj!
Derdhën rrugëve – derdhën në fushë,
Për besë nga m’del shpirti dhe fjala, i
Gjenë n’facebook, twiterit gra t’përdala,
Byzylykësh n’dorë, gjerdanat n’gushë.
Si sheh kur vinë, sorkadhet nga zbresin
T’ikën mendja zbehesh n’lak e marrëzi,
Gjezdisin me salltanet krejt sallamadi![1]
Me mjaltë buzësh – thonë – p’r ty vdesin.
Zemrash ruajnë një ‘shpend’ aq të mirë,
I zhvatin ugaret në lëndinat e merasë, e
Jemi beronja – bukë e bardh’e fukarasë;
Vjen orëliga, janë ushujza të pamëshirë.
Me rrëfanë ta ndjellin – sherretin gratë,
T’udhëzojnë: “Le t’gjejë nuse n’istagram,
Merremi me dashuriçka s’është haram”!
Motmotet gëdhinj e gërhasin me natë…
Mos qoftë qyqe këngës nga m’doli fjala,
Sapo largohesh të namin gërdhushtat!
Godasin me thundër-ballit prit grushtat;
Profeci, mace të zeza – gratë e përdala!
E hënë, 19 prill 2021, në Dardaninë Ilire.
[1] sallamadi, a ~ të (ar.tur.) e tërë fusha është e lirë për të kullotur bagëtia.