Bislim Ahmetaj: Shit-blerja e paralajmëruar e votës
Në këto zgjedhje pati thirrje insistuese nga të gjitha institucionet e kultit që të mos shitej dhe blihej vota.
Këto thirrje u përseritën në mënyrë të vazhdueshme nga përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të BE-së në Tiranë.
Thirrje për të mos u shitur dhe blerë vota banë dhjetra institucione dhe shoqata të huaja dhe vendore si edhe qindra individë nëpër mediat televizive dhe rrjetet sociale.
Dhe… rezultati?!
Kurrë më parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri nuk janë shitur dhe blerë vota më shumë se në këto zgjedhje.
Ndoshta kjo ishte edhe arësyeja që s’mbeti kush pa ba thirrje që ajo që ishte ba fakt i kryer të shndrrohej në një andërr të keqe.
Të paktën 10 mandate janë produkt i shkëmbimit të votës me para kesh, mallra dhe shërbime të ndryshme.
Shit-blerja e votës ndodhi në dijeni të institucioneve të kultit dhe ishte ndoshta kjo arësyeja që ata si asnjëherë tjetër e denoncuan këtë akt të neveritshëm.
Shit- blerja e votës u ba nën hundën e Ambasadës Amerikane dhe atyre të BE-së ndaj edhe këta lëshuan alarmin për lulëzimin e këtij tregu mafiozo-shtetëror.
Shit-blerja e votës ndodhi nëpër këmbët e opozitës dhe krenve të të saj të cilët s’munden ta ndalin.
Shit- blerja e votës u krye me porosi dhe nën mbrojtjen e shtetit të shpartalluar të Edimarres.
Bashkëfajtor në këtë tregti kriminale janë të gjithë sa u përmendën, ndërsa viktima do të vazhdojnë të jenë qytetarët e këtij vendi të traumatizuar.
Çdo nji në katërmbëdhjetë përfaqësues të popullit është i blerë me pare droge, korrupsioni dhe dallaveresh.
Është i intimiduar dhe i shantazhuar prej punësimeve klienteliste, lejeve të legalizimit, ndërtimeve pa leje dhe presionit të bandave me mbrojtje shtetrore.
I frikshëm dhe i turpshëm do të jetë ky parlament.
Marrja i mbuloftë të gjithë ata që u shitën dhe u blenë.
Marrja i mbuloftë të gjithë ata që e lejuan lulëzimin e këtij tregu mafioz ku liria dhe drejta e shumicës së shqiptarëve menaxhohet nga 10% atyre që pranuan me u shite dhe me u ble si me qënë thi apo shtjerra.
Please follow and like us: