Albspirit

Media/News/Publishing

Bukurie Binjaku: BASHKËJETOJ ME POEZINË!

Kam në shpirt mirësi
Që kur më lindi nëna,
Tinguj vargjesh poezi,
Ndjen shpirti si kënga.
Më shani a lavdëroni
Urrejtje kurrë s’u mbaj,
Dhe sikur të mallkoni,
U faltë mirësi Zoti lart.
Vlerat kurrë nuk blehen
As lypen rrugëve i dalë,
Mirësitë që bën kthehen,
Vlera e ngre vetë kalanë.
Në sy me fakte më kritiko
Kritikë e drejtë, si nektar,
Prapaskenat mos i dëgjo,
S’njohin mirësi ziliqarët.
Bashkëjetoj me poezinë
Zemrës venat mi furnizon,
Kush s’kuptoi dha ironinë,
Një ditë veten do pendojë.
TINGUJ KËNGE TERAPI
Ti moj melodi e rrallë
Tingull si zëri i bilbilit,
Vjen si engjëll i bardhë,
Treti plagët njerëzimit.
Këndo o bilbil ti këndo
Ligjëro në fushë e mal,
Dhëmbje shpirti i largo,
Terapi nga Zot i madh.
Tërë njerëzia, që po vuan
Nga ky virus i keq mikrob,
Këngën kurrë nuk e shuan,
Në tingujt e saj, njeri gëzo.
Duroni njerëz dhe ca ditë
Jemi mësuar me duruar,
Çdo pengesë ka një dritë,
Shpirtin Zoti e ka bekuar.
Këndo njeri edhe kur qanë
Jeta si të të vijë buzëqesh,
Mirësi shpirti, shëron plagë,
Kush ka qarë, një ditë qesh.
POSHTË ARMËT VËLLEZËR SHQIPTARË!
Fushatë votimesh me viktima
Po vriten njerëzit, për partitë,
O Zot amin, na ruajt Perëndia,
Tragjedi ndodhi, në qytetin tim.
O njeri i thjeshtë, i popullit tim
Për kë voton, mbaje të fshehtë,
Pse prisni jetë, eh fatkeqësisht,
Rëndë mëkat, pse gjaku derdhet.
Me kë luftoni, o vëllezër shqiptarë
Për politikën, po vrisni njëri-tjetrin,
S’e ke kurrë armik, o vëlla-vëllanë,
Unitet e dashuri, pasuro vetveten.
Ç’kuptim ka, kur një popull vritet
Për qeverinë, që duhet udhëheqje,
Nëse një vënd, ikën drejt venitjes,
Më dhimbset populli, pse përleshje.
Larg duart me gjak e poshtë armët
Ismaili tha: “u zhdukshin tradhtarët,”
Si besa-besë e Skënderbeut lidhuni.
Rreth flamurit, një grusht mblidhuni.
MBRO POPULLIN, RUAJ PAQE NË SHPIRT!
BIOGRAFI E SHKURTËR…
E POETES BUKURIE BINJAKU!
Bukurie Binjaku është lindur e rritur në fshatin malor Gjinar të rrethit Elbasan, i cili ka qenë dhe është pikë turistike.
Rrjedh nga një familje fisnike.
Ka pasur dy prindër të shkëlqyer punëtorë, bujarë e të ndershëm.
Në vendlindje mbaroi shkollën tetëvjeçare dhe të mesmen bujqësore.
Në lëndët gjuhë e letërsi ka qenë e shkëlqyeshme, sikurse edhe në të tjerat, por zemra për gjuhën dhe letërsinë i rrihte më shumë.
Për shkaqe ekonomike, nuk mundi t’i vazhdonte studimet.
Në moshën 18-vjeçare, së bashku me familjen u shpërngul, në një fshat në periferi të qytetit të Elbasanit, që quhet Hajdaran.
Në moshën 24-vjeçare u martua dhe sot ka tri vajza.
Në vitin 1997 mori rrugën e mërgimit në Greqi, për një mbijetesë nga varfëria e asaj kohe.
Gjatë gjithë kohës ka jetuar jeton e vepron, në qytetin Katerinë të Greqisë.
Krijimtarinë dhe këngën e ka pasur pasion, që nga vegjëlia, por për shkak të kushteve të vështira ekonomike, qindra poezi i mbylli në sirtar.
Sot meqë iu dha mundësia e teknologjisë, së përparuar, ndihet e lumtur që mund të shpërndajë, dritën e shpirtit të saj poetik e krijues.
Librat e botuar:
1- “DREJT TEJE!”
2- “RREZE TË ZJARRTA!”
3 – “MALL MËRGIMTARI PËR ATDHE!”
4 – “NË PORTË TË QIELLIT TROKITA!”
5 – “DRITARE ME PIKA LOTI!”
6. “ME ËNDRRA PLOT!”
7- “RREZE DIELLI MIRËSIA! “
Please follow and like us: