Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Kush nuk ka bërë mëkat politik le të hedhë gurë ndaj Lulzim Bashës

Të gjithë bëjnë gjyq, të gjithë gjyqtarë e prokurorë, me lehtësinë e arrogancën më të madhe kundër Lulzim Bashës. Sepse kanë pritur si skutha që Basha t’i bëjë dikusha dhe nuk kanë punuar vetë të bëhen dikusha në politikë e në jetë. Po të fitonte Partia Demokratike, Bashës do i kërkonin poste, tani që nuk fitoi PD, fajet i paska Basha. Po tjetërkush a ka faj? Kë ndaloi Basha të punonte e të fitonte? A duhet që Basha ta sillte fitoren i vetëm për të tërë.

Po çfarë kanë që janë kundër Bashes sot ata opinionistë socialistë që kanë qenë gjithmonë kundër? Çfarë iu duhet Basha kundërshtarëve të PD? Pse u dhemb, pse nuk gëzohen që është Basha në PD meqënëse është i dobët?

Ai që e ndjen veten të pafaj, ëngjëll, ai që nuk ka bërë asnjëherë mëkat politik, ai që nuk ka marrë kurrë rryshfet gjatë ushtrimit të funksioneve politike, ai që nuk ka shi lëmë, ai që nuk është treguar kurrë tiran gjatë ushtrimit të pushtetit që ia ka dhënë Partia Demokratike ndër vite, ai që nuk e ka përdor kurrë pushtetin për vete e njerëzit e tij, ai që nuk ka hedhur kurrë gurë në çatinë e Partisë Demokratike, ai që nuk e ka sharë e mallkuar me libër shtëpie PD pse ajo nuk i ka dhënë gjithmonë poste e privilegje, ai le të hedhë gur ndaj PD dhe ndaj Lulzim Bashës.

Lulzim Basha nuk e shiti fitoren, nuk tradhëtoi, por me këta që mezi presin shkarkimin e tij, me këta që luftuan gjithë këto vite kundër tij dhe i sollën dëme Partisë Demokratike dhe populli u dha leshtë atyre dhe partive të tyre që ua krijoi qeveria Rama, me këto që kanë mjelë sa kanë mundë PD dhe pushtetin që ua ka dhënë PD, me këta që kanë qenë drejtues e kalorës të lartë të pushtetit të PD, me këto nuk duhet të ketë punë PD asnjëherë dhe le të shkojnë më mirë hapur tek PS. Populli i volli, nuk nxori asnjë opozitar të Bashës deputet, nuk futi në parlament asnjë parti antiBashë që krijuan ish-eksponentët e PD me mbështetjen e Ramës.

Basha nuk ka pse kryqëzohet nga mëkatarët, e gjykojnë institucionet e partisë, në kohën e momentin e duhur, e gjykon grupi parlamentar, strukturat. Nuk e gjykojnë Bashën kapterrat e PS që kërkojnë t’i lëpihen Ramës, as gazetarët e Bllokut me të cilët tallet Edi Rama.

Lulzim Basha duhet domosdoshmërisht, sipas mendimit tim, të krijojë e të bëjë eficent sektorin e organizimit të Partisë Demokratike sepse ajo që çalon më shumë në PD është mungesa e një sektori të fortë organizimi kapilar në gjithë Shqipërinë.

Oratorët, opinionbërësit më së shumti janë antiBashë dhe përcjellin opinionet e frymën e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës.

Është shpejt për analizë, është shpejt për vendime, por duhet ndryshuar shumçka, duhet bërë pastrim i madh pasi në administratën e PD të gjithë sillen si ministra e Basha nuk sillet si kryeministër.

Pra kush e ndjen veten se nuk ka mëkatuar asnjëherë ndaj PD, ndaj demokratëve e ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë ushtrimit të pushtetit, le të hedhë gurë mbi Bashën.

Dhe socialistët tellallë të sherrur të qeverisë ose tellallët argatë nga analistë e opinionbërës, të shohin arat e livadhet e tyre dhe mos të shajnë Bashën që t’i hyjnë në bythë Ramës.

Please follow and like us: