Vargje poetike nga Mustafa V. Spahiu
SONET PËR HORRAT
Të pispillosur pionët i sheh në lakesa,
Piratët iu vërsulen viktimave të veta –
Gjuhëpirajkë s’thonë gjëra të vërteta;
Flasin qenqe t’egërt s’të lënë mbresa.
Janë mendjesh t’pasqyrës veneciane,
Rrenacakët e kanë t’vetmen mbretëri!
Zonjave iu vardisen t’verdhë n’dredhi;
Premtim: kurorë, unazë, paj’e nishane!
Me fjali t’qelbëta – artificialë në qëllim,
Bijt’e bushtrës buzët me ëndje lëpijnë;
T’prishur sysh qëllimit nuk ia arrijnë, e
Marrin turpin ia mbathin në pakthim,
Zihen’pusi dhèurithat t’sëmur mental!
Horrat dihet s’kanë sensin universal!
E martë, 27 prill 2021, në Dardaninë Ilire.
TINGËLLIMA KRENARIE
Grunajash e harra çdo kokërr egjër,
Anamoravën e kam tapi,bes’e pronë,
Misrishtet i ujita me lot natën vonë;
Lisat me krina[1] rrisin bletën e egër!
Këmbej me gjarprin serum-un’idhësi,
E vetmja meritë që iu kam kumtuar-
Krejtësisht ligësitë me ligj t’saktësuar!
Mos e fshehni as gurin e turpit përbri.
As zemrat s’i keni – as duart e pastra,
Injoranca s’iu vlenë as dy – tri aspra;
Shkrepash me maraton keni bredhë –
Me ‘izmat’ jeni bërë magm’ëndërrtar,
Ham, ham klush t’sertë ngadhnjimtar;
Zëndanesh me kërsanë iu kanë tredhë.
E hënë, 26 prill 2021, në Dardaninë Ilire.
[1] krinë-a: luzmë bletësh