Albspirit

Media/News/Publishing

7 vjet burg për Ilda Kërkapin që mashtronte në emër të prokurorisë

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 7 vite burgim, Ilda Kërkapin, vajzën e akuzuar për një seri mashtrimesh financiare të realizuara në emër të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Kërkapi, është deklaruar fajtore nga një trup gjykues i gjykatës së Tiranës, i cili konstatoi se vajza e re kishte mashtruar më shumë se tre persona, duke i marrë shuma të konsiderueshme lekësh dhe eurosh, në këmbim të premtimeve se do i fuste në punë pranë Prokurorisë së Përgjithshme apo institucioneve të tjera shtetërore.

Në pretencën e tij, prokurori i çështjes kërkoi dënimin e Kërkapit me 8 vite burgim, por në përfundim gjykata vendosi dënimin e Kërkapit me 7 vite heqje lirie. Pritet që vendimi i dënimit të hyjë në fuqi nëse do të lihet në fuqi nga gjykata e Apelit Tiranë. Ky nuk është procesi i vetëm që zhvillohet kundër Ilda Kërkapit, pasi në gjykatën e Tiranës, janë duke vijuar dhe disa procese të tjera mashtrimi, për këtë shtetase.

Kërkapi, në rastet e tjera ka përdorur emrat e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja, punonjësve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe zyrtarëve të tjerë. Mes viktimave të saj janë persona me profesione të ndryshme, ku ndër ta është dhe mjekja gjinekologe që ndihmoi Ilda Kërkapin të lindte pranë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Please follow and like us: