Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: GDHENDJE



Shoh një gravurë
metrin shoh
daltë që s’gdhend alkimi
por zhanër lirik-poetik
ku n’krahasim ndezën
njëjtë si dy sy!

Forma shihet brendësi
pirpirinë edhe sytë
ngulur si gjilpërë
nga kolla e thatë pluhurin shkund!

Interpretimi është realitet
si shfaqje apologjie
ku akrepat lëvizin më forcë
prej thellësisë së rolit
që dëgjohet thekshëm
si e qeshur e një fëmije
që vdekja s’i bie ndërmend
as ikjen e ditëve s’i numëron nga guximi!


04. V. 2021

Please follow and like us: