Juri Kim: Shqipëria është një vend strategjik, një bazë e rëndësishme
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e nisjes së stërvitjes Defender Europe 21 nga Durrësi, e cilësoi si historike këtë ngjarje.
Kim tha se nuk është rastësore zhvillimi i stërvitjes Defender Europe 21 në Shqipëri pasi roli i Shqipërisë sot është më i rëndësishëm se kurrë.
“Çfarë dite të lavdishme kemi përpara nesh. Ditë historike, ju falënderoj që më ftuat të flas. Dua të përgëzoj FA, ministrin, për organizimin. Dua të them se ushtarët dhe marinarët tanë duken të jashtëzakonshëm. Dua t’i uroj mirëseardhjen gjeneralit Ëalters në Shqipëri, është një rast i rrallë. Jemi të nderuar që bashkohemi me ju në këtë aktivitet për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”. Roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Po të shohësh aktivitetet, vihet re se Shqipëria është pjesëmarrëse më shumë se çdo vend në rajon. Mendoni se është rastësore, por nuk është. Roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë. Shqiptarët kanë ndihmuar rreth e qark globit. Kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. Shqipëria gjithmonë është krah nesh. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’iu quajmë aleatët tanë.
Shqipëria është edhe një vend strategjik, ofron një bazë të rëndësishëm për t’iu përgjigjur emergjencave shpejt. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm, nuk keni hezituar kurrë të dërgoni trupat tuaja, apo të prisni aleatët në vendin tuaj. Jam kaq mirënjohës për mikpritjen, partneritetin e kurajon tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike. Do të stërvitemi së bashku më shpesh, do të punojmë së bashku më gjerë. Mbetemi me ju, krah për krah, sot, nesër e gjithmonë”, ka deklaruar ambasadorja Kim.