Albspirit

Media/News/Publishing

Medikamenti izraelit që e zhduk Covid-19 për 5 ditë

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë ka folur për një medikament që po studiohet i cili mund të shërojë brenda 5 ditëve simptomat e COVID.

Medikamenti quhet EXO-CD24 dhe ai fillimisht është përdorur për trajtimin e kancerit.

29 persona të testuar, mjekja tha se janë shëruar.

“Përpjekjet tona nuk do mbeten vetëm te vaksinimi. Duhet të mendojmë për ato që e kalojnë covid keq. Për kategorinë e rasteve të rënda me covid po punohet për 1 mendikament që shëron brenda 5 ditëve simptomat e covid. EXO-CD24 është medikament i ri që ka filluar të studiohet në Izrael fillimisht. Hyn te medikamentet kundër kancerit. Te ai grup pacientësh që janë testuar ka patur sukses. Nga 50 që e kanë marrë 29 janë shëruar brenda 5 ditëve. Ky është një lajm i mirë”, shtoi ajo.

Duke folur për vijimin e pandemisë mjekja se çdo vit qytetarët mbi 60 vjeç me sëmundje shoqëruese duhet të vaksinohen.

“Është e detyrueshme për të ardhmen që çdo vit qytetarët të vaksinohen sikundër vaksinohen edhe ndaj gripit normal. Veçanërisht ata mbi 60 vjeç me sëmundje shoqëruese”, tha ajo.

Please follow and like us: