Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Alush Canaj, poeti që u vra nga UDB

Alush Canaj lindi më 24 gusht të vitit 1952 në Koretin të Kamenicës, Dardana sot. Në 1956, në kohën e terrorit serb, në aksionin e famshëm të armëve e të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, familja e tij vendosej në Gjilan. Alush Canaj shkollën fillore e kreu në “Musa Zajmi” të këtij qyteti. Më vonë ai regjistrohet në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Ishte veprimtar dhe organizator i spikatur i veprimtarive kulturore, letrare në jetën shkollore si gjimnazist. Pas kryerjes së gjimnazit, regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ndonëse nuk mundi ta durojë atë jetë urrejtës e robërus ndaj shqiptarëve. Alushi, deri sa ishte në Beograd, u shkruante shokëve letra dhe u tregonte për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve. Qytetin studenti të Beogradit quante qytet i zi…

Këtu vëllezërit tanë janë të përbuzur tejmase”, shkruante në një letër të tij, e cila lexohej dorë më dorë nëpër orët mësimore të gjimnazit. Ai shtonte “Ata mbajnë valixhe nëpër stacionin e autobusëve, por i sheh edhe duke larë rrugët në mëngjeset e hershme të këtij qyteti vetëm e vetëm për të fituar një kafsharë të gojës…”

Në këtë qytet të “Bardhë”, por shpirti “zinjët” shtypen qytetarët vetëm se janë shqiptarë me plisa të bardhë”. Në letër shton se, “ka ardhur koha për ta shtrënguar grushtin e fortë, atë grusht si të Migjenit…”. Letra e tij bie në dorë organeve të sigurimit… poeti e pëson rëndë, ndonëse, nuk kaloi shumë kohë dhe Alushin e shënuan në “listën e zezë”. Aty shkoi sa për të marrë frymëmarrjen e atij “tymtari” urrejtës ndaj shqiptarëve. Edhe pse atj nuk qëndroi shumë kohë dhe kthehet e regjistrohet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Edhe sot na sodit hija e përflakur me atë buzëqeshje të përhershme. Alushi ishte një djalosh sy ndritur e simpatik e shumë kurioz dhe kureshtar ndonëse kujtesa për te nuk zbehet kurrën e kurrës. Alushi, edhe ato pak kohë, që e kemi njohur, ishin nëpër orët letrare që mbaheshin në Gjimnazin e Gjilanit. I lexonte veprat letrare, sidomos e pati pasion poezinë, të cilat edhe sot të shkruara në një letër të tij, e cila lexohej dorë më dorë nëpër orët mësimore të gjimnazit. Ai punoi me përkushtim të madh prej një atdhetari liridashës, veprimtaria e të cilit I ran ë sy, qysh në bankat shkollore, sigurimit të atëhershëm jugosllav. Alush Canaj përjetoi një thyerje shpirtërore, e cila edhe u reflektua në krijimtarinë letrare dhe artistike të tij, kushtu shpërtheu ideali i pamposhtur me gjithë se nën presionin e vazhdueshëm të UDB-së të cilin nuk e lanë të qetë, deri në vrasjen makabër të tij, duke i humbur edhe gjurmët e vrasjes së tij, që ishte një vrasje e dytë. Alushi për një kohë sa ishte i gjallë pas daljes nga ato torturime të dhunshme nga ajo ditë ia mbyllën gojën, ia shterruan damarët e pendën e dorës, derisa e detyruan të privuan, i vunë censurë hermetike dhe heretike politike. Atij nuk ia botonin as vargjet dhe artikujt e letrat, sikur me to privuan jetën dhe lirin e përjetësin, me të cilat e lënduan dijen, dinjitetin dhe personalitetin e tij, kombëtar, njerëzor dhe arsimor…

Vëllai i Alushit, shkrimtari Avdush Canaj mblodhi shkrimet e mbetura, kryesisht të publikuara të vëllait, Alushit në të përkohshmet letrare – artistike, që botoheshin në Prishtinë dhe në Shkup si në “Pionieri”, “Rilindja për fëmijë”, “Gëzimi”, “Fatosi” e gjetiu. Vjershat dhe tregimet kanë vitet e botimit. “Vals veror”, publikuar në Prishtinë, në edicionin “Zëri”, më 1992, përfshihen shkrimet në poezi dhe prozë të botuara gjatë viteve 1965 – 1972. “Vals veror” e përbëjnë tre cikle: “Valsi veror”, vjersha; “Treni i fëmijëve”, tregime dhe “Po e ndiej”, shtatë vjersha për moshën e djalërisë. Vjershat e ciklit mbizotërues të librit “Vals veror”, Alushi i kishte vënë titullin “Kangët e mëngjesit”. Ballinën e fletores – libër e pati ilustruar me ngjyra druri. Kontrastet dhe përbërës të ilustrimit, reflektonin atmosferë që e ngërthente agimin pranveror, larushinë verore, ngrohtësinë që sjell afër fëmijës florën dhe faunën, gjallërinë dhe freskinë e jetës dhe në tërësinë e kësaj tablloje dielli me rrezet flakëruese.

 

Please follow and like us: