Altin Sh. Kajtazi: DITËT E LUMTURA N’FERR
Nëse t’gjitha vuajtjet t’ktheheshin n’lumturi
ditët e lumtura në ferr
retorikë krijuar më imazhe
djegin kujtesën e hajdutit
që pret fatin pa fund rruzullim!
Dy duar t’shtrënguara, trupi akull
frymëmarrja si bashkëtingëllore lëngon
lëpin buzët, përgjigjen thatë
s’përmbushin atë edhe nëntë herë
t’i vihesh rreth diellit!
Fjalët si hallkë në fyt ngelen aty nën zë
kush pat një fat të tillë i ve në barazi
ditë për ditë përreth hënës fjetur
ç’gëzim thua, shoh
frikë
mjerim
n’ballin e saj!
06 maj 2021
Please follow and like us: