Albspirit

Media/News/Publishing

Harrojeni ndryshimin e kufijve/G7 u bën thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen për dialog konstruktiv

Bruksel, 6 maj 2021 – Ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara në botë, të njohur si G7, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Në një deklaratë të përbashkët të këtyre shteteve, pas përfundimit të Samitit të Londrës, ata kanë thënë se presin arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese midis dy vendeve. Në deklaratë thuhet se marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte stabilitetit në mbarë rajonin. “Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e mbështetut nga BE-ja për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të kontribuonte në stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë të përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve të G7. Shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian njofton se në takimin e ministrave të vendeve të G7 në Londër kanë folur edhe për vendet tjera të Ballkanit.

Please follow and like us: