Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Bardhyl Canaj: Ja përfitimet e Shqipërisë nga shmangia e Taksimit të Dyfishtë me Izraelin

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë midis dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua në Jeruzalem nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi dhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Qeveria e Shtetit të Izraelit dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, nepermjet Ministrit te Jashtem Gabi Ashkenazi dhe Ambasadorit te RSH Bardhyl Canaj, zhvilluan sot nje takim bilateral i cili u finalizua me nenshkrimin e Konventes per eleminimin e Taksimit te Dyfishte.

Realizimi i kesaj Konvente behet me qellimin për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, pa krijuar mundësitë për mos-tatim ose tatim të reduktuar nëpërmjet evazionit ose shmangies tatimore (duke përfshirë nëpërmjet marrëveshjeve mbi zbatimin e traktateve të favorshme, të cilat synojnë të përfitojnë lehtësirat e ofruara në këtë Konventë për përfitim të tërthortë të banorëve të Shteteve të treta);
1.Kjo Konventë zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dyja Shtetet Kontraktuese.

2.Për qëllimet e kësaj Konvente, të ardhurat e gjeneruara nga ose nëpërmjet një subjekti ose marrëveshjeje, e cila trajtohet si plotësisht apo pjesërisht transparente nga pikëpamja tatimore sipas ligjit për tatimet të secilit Shtet Kontraktues, konsiderohen si të ardhurat e një rezidenti të një Shteti Kontraktues, por vetëm deri në masën që këto të ardhura trajtohen për qëllimet e tatimit nga ai Shtet, si të ardhura të një rezidenti të atij Shteti. Në asnjë rast, dispozitat e këtij paragrafi nuk interpretohen se cenojnë të drejtat e një Shteti Kontraktues për të tatuar rezidentët e atij Shteti Kontraktues”, thuhet në njoftimin e Ambasadës shqiptare në rrjetet sociale.

Please follow and like us: