Albspirit

Media/News/Publishing

Canaj dhe Demiri takohen me Rivlin: Ja çfarë na tha Presidenti i Izraelit për Shqipërinë dhe Kosovën

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj dhe ambasadorja e Kosovës morën pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin për një darkë Iftari këtë mbrëmje në Beit HaNasi (Shtëpinë e Presidentit) në fund të agjërimit të ditës për Ramazanin.

Presidenti i Izraelit bashkëbisedoi me përzemërsi me ambasadorët Canaj dhe Demiri, ku rivlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Izraelin.

“Presidenti i Izraelit u fokusua në trendin e ri të marrëdhënieve të Izraelit me vendet myslimane pas Marrëveshjes së Abbrahamit. Procesi do të vijojë, pasi kontribuon në procesin e paqes, veçanërisht në Lindjene Mesme. Shqipëria është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëjetesës ndërfetare dhe tolerancës fetare”, tha ambasadori Canaj në një prononcim të shkurtër për gazetën “Izraeli Sot”, duke cituar presidentin izraelit.

Shqipëria dhe Kosova janë një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëjetesës ndërfetare dhe tolerancës fetare në vendet e tyre.

Please follow and like us: