Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Ëndrra të fshehura

 

Gjithkush një ëndërr e mban fshehur,

Atje në zemër m’u në gji,

Një ëndërr që gjithmonë rri ndezur,

Siç qëndron prushi nëpër hi.

Një ëndërr ah, që nuk fle kurrë,

Në zemër rri  gjithmonë në heshtje,

Dhe zemra nuk e braktis  kurrë,

Se zemra di të mbajë sekrete.

Një ëndërr mbajmë brenda vetes,

Dhe  nuk e fshijmë edhe pse dhemb,

Na vret përditë por prap e duam,

Siç vret këpucë e ngushtë në këmbë.

Gjithkush një ëndërr mban të fshehur,

Diku në zemër në një cep,

Ashtu siç mban një manushaqe,

Pak vesë  të fshehur nën një  fletë.

Gjithkush një ëndërr mban sekret,

(Të tilla ëndrra kurrë s’I shembim),

Na ndjekin nëpër udhë të jetës,

Dhe pse janë plagë dhe plagët dhembin…

Gjithkush një ëndërr e mban fshehur

Atje në zemër m’u në gji,

Një ëndërr që gjithmonë rri ndezur,

Siç qëndron prushi nëpër hi.

Please follow and like us: