Ministri i Bashkëpunimit Rajonal, Ofir Akunis: Populli izraelit ka respekt maksimal për Kosovën!
Kosova dhe Izraeli vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit të tyre. Ambasadorja e Kosovës në Izrael Ines Demiri priti disa ditë më parë në një takim Ministrin e Izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Ofir Akunis. I pranishëm ishte edhe Ambasadori Dan Oryan, shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
Vetë ministri Akunis shkruan se ai ndihet krenar dhe i ngazëllyer që ishte Ministri i parë Izraelit që viziton Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem, duke theksuar vlerësimin e popullit të Izraelit për vendimin e guximshëm të marrë nga qeveria në Kosovë. “Krenar dhe i ngazëllyer që do të jetë Ministri i parë Izraelit që viziton Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem, me Ambasadorin e parë në vendin tonë Ines Demiri. Po, në Jeruzalem. Vendi i tretë në botë, myslimani i parë, që vendosi ambasadën e tij në kryeqytetin tonë të përjetshëm. Në emër të të gjithë juve, unë përcolla vlerësimin e popullit të Izraelit për vendimin e guximshëm të marrë nga qeveria në Kosovë, megjithë kërcënimet e vazhdueshme që merrte nga ata që mbetën pas në lidhje me Shtetin e Izraelit”, shkruan ministri izraelit në rrjetet sociale.