Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: SHIU QË BIE NË KUJTESË

Shiu shkruan në gjethe,
markën e parfumit të puthjes
nëpër flokët e lagur.
Shpik limfën që lidh aventurën,
e pemës me rrënjët dhe gjakun
në lëkurën e qafës.
Kumbojnë tinguj violine,
balerinat kërcejnë, rrotullohen
mbi disqe përqafimesh.
Era çuçurit :”Kujdes,
ëndrra është frymë,
cipē e hollë vegimesh,
griset, mos e prek!”
Mbi xham pikturohet
fryma e shiut
që bie në kujtesë –
përqafimet erotike,
dhe kinemaja verore,
ku shfaqja ende s’ka nisur…
Vëllimi ‘PENGJE TË GURËVE”, 2021.
Please follow and like us: