Fritz Radovani: Biseda e panjohur e profesorit Petro Fundo me Enver Hoxhën!
Profesori i madh i matematikës Petro Fundo (1909 – 1989), nga Korça, ka pasë krye studimet universitare në Francë dhe në vitin 1946 e sollën në Shkodër…
E larguen nga Shkodra, ku erdhi prap në vitin 1954. Në vitin 1956 kur unë kam dhanë provimet e maturës në shkollen Pedagogjike, Prof. Fundo, kje përfaqsues i ministrisë nder provime… Nga martesa e tij në Shkodër, mu dha rasa me u njohtë afër dhe me kuptue se Prof. Fundo jo vetëm, që ishte profesor i madh i matematikës, po ishte edhe filozof i përkryem.
Tregonte njëherë i nderuemi Prof. Fundo:
“Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studentë në Francë, unë dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky ishte i regjistruar në universitet, por nuk di me se merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm.
Pak mbasi u ul, pyeti Foton, çfarë do të dëshroje të bëje kur të mbarosh shkollën?
Foto iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën.
Më pyeti edhe mua, po ti Petro?
Unë, i përgjigja, profesor.
Mbas pak u kujtova ta pyes edhe unë atë, po ti Enver, çfarë do të bëhesh? – Ai u përgjigj: “Terrorist”!
Edhe sot nuk e di se si më shpëtoi nga dora piruni që isha duke ngrenë… e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti dëshirën!…”!
Dhe e plotsonte mendimin e tij profesor Fundo, se “me të vertetë Enver Hoxha ishte një terrorist i lindur aqsa edhe imoral…”.
Ndersa, nga pikpamja filozofike përsëriste shpesh mendimin e saktë se “diktatorët si ay, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes”! Kjo asht një thanje e profesor Petro Fundos, që koha e ka vërtetue plotsisht sot në Shqipni! Kanë kalue 36 vjet që diktatori ka ngordh dhe shqiptarët po vazhdojnë me votue per te, si në vitet e diktaturës së pashoqe komuniste!
Votimet e 25 Prillit 2021, janë votimet e shpërbamjes së Shqipnisë!
Shqiptarët e Gjergj Kastriotit nuk duhet të pranojnë asnjëherë skllavninë komuniste, mbasi për me mërrijt në 2021… asht derdhë shumë gjak!
O sot o kurrë, emnat e sundimtarve terroristë fshini nga faqja e Dheut! “Ata do të vazhdojnë për të sunduar shqiptarët”, thonte prof. Fundo…
Melbourne, 8 Maj 2021.
Fritz Radovani: In memoriam, profesor Petro Fundo, që lindi dhe u nda nga jeta në Mars