Irma Kurti: Në shpirtin tim bie shi
Më mungojnë shumë bisedat tona baba,
pasditeve të gjata në qytetin e huaj,
në humnerën e heshtjes ku ti ke rënë
padyshim, që më ke tërhequr edhe mua.
Në dhomën e spitalit pa asnjë dritare,
ka ditë që me ty flas e flas pa pushim,
oh, sa puthje të kam dhuruar, në jetë
jo kurrë nuk t’i kam dhënë, me siguri.
Baba dëgjomë, është e vërtetë gjithçka
të them, ky boshllëk pafund nëpër ditë,
derisa belbëzoj se koha është e keqe,
e zymtë dhe e ftohtë, plot me re e shi.
Nuk mund të tregoj se dielli buzëqesh,
se lindin jetë, lulet po hedhin shtat,
sepse ti e adhuroje stinën e pranverës
por tani i burgosur je në këtë shtrat.
Jashtë dhe në shpirtin tim bie shi..
Please follow and like us: