Drita Kadriu: Edith Piaf dhe unë për pendim
Nuk kisha menduar fare
Deri sa pëllumni i Anakreontit erdhi në dritare
Ec, më tha, mos u kujto
Shtigjet janë të hapura po aq sa detrat e oqeanet
Dhe mos u pendo, për asgjë.
Kurrë nuk isha besatuar
As unazë e flori s’kisha pranuar
Deri sa pëllumbi i Anakreontit përsëri erdhi në dritare
Më tha fluturo larg në qiell
Dhe mos u pendo fare.
Nuk isha trishtuar nga dashuri e huaj
Deri sa pëllumbi i Anakreontit erdh’ e më tha
dashuro sa thellësia e oqeaneve
Dhe mos u pendo!
Përsëri pëllumbi i Anakreontit, në dritare më tha
Dhimbjet dhe kënaqësit të një brumi janë
Si Persefonia gëzimet fillo
Absolutisht pendim nuk ka.
Mitrovicë, 10.05.2021.
Please follow and like us: