Poezia e Robert Bërns vjen në shqip nga Lasgush Poradeci
LUTJE, NËNË SHTYPJEN E NJË ANKTHI TË MADH
O zot i madh, nuk kam fuqi
Që ta kuptoj kush je;
Po dijmë se krijimin Tënd
Ti mirë fort e njeh.
Përpara teje po qëndroj,
Fatkeq e pa shëndet;
Përmbush mjerimi i shpirtit tim
Të lartin Tënd vullnet.
Dhe sigurisht Ti s’vepëron
Asfare për mëri!
M’a shuaj lotin që më lodh,
Në vdekje e qetësi!
Po qe se duhet gjith’ ky vrer
Për një të madh qëllim,
Forcoma shpirtin të duroj
Pa zë, pa murmurim.
Shqipëroi Lasgush Poradeci.
Please follow and like us: