Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Mustafa V. Spahiu

 

 

 

 

 

MOSHËS (PA) PARË

 

Djalëri e parë me peng sikur harrimi,

Shtigjesh i nisur – bërshem i vetëm!

Bredhje vargjesh saktë (s) i gjetëm;

Tevona s’di ku gjendet – fundfillimi?

 

Pika, pika mbushet grykës përcika,

– Më ka shëmbëllyer në një mënyrë,

Në e parë kurrë pa ndërruar fytyrë

Dhe kjasinat m’i dhurojnë disa cirka.

 

Idhnak ndërgjegjës’ime mbërthehem,

As sharja, as mëria nuk më varfëron!

Përfitimet s’i nxjerr as ndonjë demon;

Tempujve rrall’e tek, Zotit i rrëfehem!

 

Mosh’e parë – gurëkala – pa thadrim,

– Feniksin e këngës mos e shkrumoni!

Rrezen e ashtit s’duhet ta njimitoni, e

Conglat këmishës t’marrin mugullim.

 

Po m’futët n’amforë ajo do t’pëlcasë

Si kripë gurshkëmblashtë vë n’dorë,

Melhem i qëndresës meriton kurorë,e

Kohërat me njëra-tjetrën le t’kërcasë!

 

E hënë, 10 maj 2021, në Dardaninë Ilire

 

ME BUZAGAZ TË PRAGUT

 

 

Për çdo agim zgjohem i kurorëzuar,

Çdo shteg jete hapat mua m’i pret…

Turpi juaj istikamesh nuk më vret –

Shpresës së fjalës kaherë i drejtuar.

 

Heqamësh e kam zharavën e gjakut,

Dalë krenar me buzagaze i stolisur-

Mbi gjysmëshekulli poezinë e nisur,

Me bekime Nëne në hapin e prakut!

 

Nafakën e vocërr – balsamin e gjeta,

Me stinët e mia sa herë që takohem;

Nuk di si të mburrem, as t’krenohem!

 

S’cytem pas trofeve – or, tungjatjeta!

Nga vendlindja ime pres vetëm uratë,

Në shesh betejash – dua për t’u matë!

 

E martë, 11 maj 2021, në Dardaninë Ilire.

 

 

PENGU IM I BLERIMIT

 

 

Një shpresë m’ngashnjen në brigje,

Për fron t’madhtisë kam lindur vonë!

Udhëtimi i lashtisë flet si gjithmonë;

Shpresa tjetër m’i apollon do shtigje.

 

Ylberet më falin – kolorin e durimit…

Pezhishkës n’bigë ia shoh do lot, e

Koka ime thinjur plaket motpërmot;

Ndriço bebza ime në fije t’blerimit!

 

Ecin prore t’etura brezritë, kabilet[1][1]

Robinson s’jam – krejtsisht i vetmuar;

Vegëzen e fatit e çthurri me dy duar.

 

Në harqe urash flamujt tunden hilet,

Jam yll’i pafikur kurrë lumë i lodhur

Zgjuar blerimit-blertë kudo ndodhur!

 

 

E martë, 11/12 maj 2021, në Dardaninë Ilire.

 

[1] kabil/ë, ~ a. ~ e f. (ar.) fis, soj. tür.kabile < ar. qabilä. shq. farefisni.

 

 

 

DRITARET E DITËS

 

 

Kaherë i kam hapur dritaret e ditës,

Për to ende s’është rrëfyer bukuria.

Enigmën e luleve e ruan veç saksia;

Flora zezë t’bëhet me rreze t’dritës.

 

N’dritaret e ditës t’verbërit shërohen,

Gugashët e bardhë ua sjellin kujtesën.

Loçkës së zemrës e selisin shpresën,

Secili me diejt’e vetë vrik krekëzohen!

 

Dritaret e ditës e hijeshojnë shtëpinë,

Gurrës s’mendimit ia mbrojnë lirinë –

Nëse lind trishtimi dig’e kanë stolinë.

 

Poezia buzagaz ia dhuron shkëndinë,

Dritaret e ditës hapur jetës së paepur;

Sysh t’pavenitur kohërave pa u tretur!

 

E mërkurë, 12 maj 2021, në Dardaninë Ilire.

 

 

NË FUND TË RANISHTËS

 

 

Erdhën e ikën kapronjtë e shqetësuar,

Sumbllat e djersës dridhen në ballë, e

Bënin gara pa këmbë thellë në zallë –

Pas xixëllonjash lumenjt qenë tërbuar.

 

Në fund t’ranishtës beft pikoi kometa!

Guri e belb’zon zjarresh ngushëllimin,

Dedali me dyll e shpikte – fluturimin! –

I biri u ngatërrua nëpër gjalmat e veta!

 

Ranishtës hetoi dhembjen e krahrorit,

Mahnitur mbeti – lulja e bukur e prillit!

Zjarri e akulli (s) janë miqët e diellit,as

 

N’ankth përgjumët cirk’e qumështorit;

Ranishtja i ka etjet zhuritje për blerim,

Luzmës’erës dita vjen e para në agim.

 

E mërkurë, 12 maj 2021, në Dardaninë Ilire

 

Please follow and like us: