Albspirit

Media/News/Publishing

100 shkrimtarët më të mirë sipas ‘Le Monde’/Kritika zgjedh pa rezerva Kadarenë

Gazeta franceze “Le Monde” e ka përzgjdhur në listën e 100 shkrimtarëve më të mire. Ismail Kadare me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” vazhdon të përfaqësojë denjësisht letërsinë shqipe në botë. Suplementi nga “Le Monde”, i sugjeron lexuesit një plejadë elitare të autorëve të evidentuar nga kritikët e gazetës, prej vitit 1946. Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është përfshirë në listën e 100 romaneve më të mirë, që kritikët e gazetës “Le Monde” kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946. Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si: Kazanzaqis, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Aragon, Jursenar, Graham Green, Salman Rushdi etj. Kjo plejadë elitare vjen si një sugjerim për lexuesin, nëpërmjet një suplementi të veçantë letrar, që këshillon mes tyre edhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të prezantuar me kritikën nga Alen Boske për ‘Le Monde’, në vitin 1970. “Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit; gjenerali i tij Italian, nuk është një karikaturë. Ai ka virtytet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet dhe të metat, si përshembull, indiferenca ndaj gjithçkaje” – shkruan Alen Boske, për romanin e Kadaresë.

Për kritikët e “Le Monde”, kjo përzgjedhje e vetëm disa shkrimtarëve mes emrave të mëdhenj, nuk ka qenë një punë e lehtë. Në suplement, theksohet se lista me këta autorë, vjen si frut i diskutimeve dhe debateve të forta mes kritikësh.

11.07.2019

Please follow and like us: