Altin Sh. Kajtazi: ERË BLINI
Ajo fliste më plotë vaj seç ia niste
rrjedhun zemërim si zog ndarë nga tufa
n’ketë pemë lidhun që si lëvozhgë dimërake të ky krua
ujë rrjedhun erë blini butësisht n’sy tua!
Natë e bukur që, por s’mund të fle nga kjo regëtimë
as ky zog s’po mund të fle n’degë e n’fletë zhytur kokën ka!
Shkel fortë, thellë sa vitet n’ty
s’mundesh ta ngjeshësh gjithë ketë lendinë
botën që sheh picërroje më sy
mund t’marrësh shumë rrugë më yje lartë kur t’ëndërrosh
qëndisur janë veç fushat dhe malet pa fjalë n’horizont!
Kush t’i pa këta dy sy t’zi
kush t’i puthi që t’kanë ndriçue egër
vetëm t’i je ngushëllim për mua
vetëm t’i dhe ky zog që rrinë të ky krua!
14 maj 2021.
Please follow and like us: