Dy shqiptarët vetëvaren brenda pak minutash
Dy shqiptarë të moshave 43 dhe 63 vjeç janë vetëvarur vetëm në pak minuta diferencë nga njëri tjetri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se ngjarjet tragjike kanë ndodhur në qytete të ndryshme, përkatësisht në Heraklion dhe Tympaki.
43 vjeçari u gjet në orën 1 të pasdites nga nëna e tij, teksa mësohet se ai është n jë artist i njohur i muzikës tradiocionale. Edhe pse ambulance mbërriti me urgjencë, 43 vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.
Pa kaluar as 10 minuta, një 63 vjeçar shqiptar telefonoi gruan e tij dhe i tha “kujdes fëmijët”, duke ia mbyllur telefonin menjëherë. Gruaja e tronditur njoftoi fqinjët, të cilët e gjetën burrin të vetëvarur, duke mos patur asnjë mundësi për ta shpëtuar.
Ende nuk dihen identitetet e viktimave apo nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën.