Fatmire Duraku: Lulja ndal aktin e çeljes
I
Qielli kishte kaq ngjyrë të kaltër
Aty ja gjysma e hënës së verdhë
Figurën tënde zgjoi ylli mbi vatër
Qielli kishte kaq ngjyrë të kaltër.
Në sytë tu shkrepi dritë me hatër
Në mua pikin lotët çurk derdhë
Qielli kishte kaq ngjyrë të kaltër
Aty ja gjysma e hënës së verdhë.
II
E trishtuar e kaq e errët kjo natë
E sa mistershëm bie mjegullnajë
Larg-larg dëgjohet një serenatë
E trishtuar e kaq e errët kjo natë.
Kush i gjymtoi pemët me sëpatë
Kush e preu rrapin në këtë lisnajë
E trishtuar e kaq e errët kjo natë
E sa mistershëm bie mjegullnajë.
III
I shpalli luftim të ashpër vdekjes
Apo vetëtimat më prekin në zemër
Shndrit qielli gishtat ikin prekjes
I shpalli luftim të ashpër vdekjes.
Shkëputet lulja ndalet akti i çeljes
Ngel vetëm gjurma e zezë qemër
I shpalli luftim të ashpër vdekjes
Apo vetëtimat më prekin në zemër.