Odise Kote: Kohë e gjembave të egër
Pas një horizonti vjen doemos një tjetër.
Brinja ku ngjitemi s’ka të mbaruar, e pjerrët.
Nuk është stina e gjetheve,
ështê kohë e thatë e koprace,
është kohë e gjembave të shkrumbosur, tê egër.
Qielli atje sipër nê majë,
i heshtur, i përhimë,
nga retë e shterpëta, të zeza
të natës.
Përposh degë tê forta, të lidhura në rrëzë,
bari i gjatë me gjithë rrënjë,
që digjet fshehurazi,
në siluetat e flakëve.
Ky është çast i bekuar kur fillojnë ëndrrat, çast’ i mbramë,
kur mushkritë e guximit mbushen me ajër
të hollë e të ftohtë.
Toka zhvishet lakuriq atje në shtëpinë përballë,
del tym’ fundit i prusheve që përdridhen, hijeve rrokullisen e bien honeve teposhtë…
Dhe pas një horizonti, doemos vjen një tjetër…
Please follow and like us: