Trishtim i Kadaresë për ndarjen nga jeta të Ahmet Golemit!
15 maj 2021/Trishtim i Ismail Kadaresë për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëmoshatarit të tij, Ahmet Golemi. Ahmeti ka pasur një jetë të vështirë, por gjithmonë arrinte të ringrihej dhe të jepte energji pozitive. Kadare kujtoi disa nga takimet me të në kohë të ndryshme, bisedat që bënin, pasionin e madh për letërsinë dhe prirjen e tij për t’iu gjendur pranë miqve dhe të njohurve. Ahmet Golemi kishte një cilësi që falte dhe kjo e bënte të dallohej nga shumë syresh. Shqiptarët me dominancë muslimane (pa mercenarët), duke qenë së pari europianë të klasit të parë kanë pasur mirënjohje për pakicat etnike dhe kulturore dhe kjo i ka bërë superiorë ndaj të tjerëve; kapitull më vete përbën raporti njerëzor si kjo e gjeniut të letrave Kadare me boksierin Golemi!
Ahmet Golemi (5.6.1936-15.5.2021)
Është ndarë sot nga jeta shkrimtari, gazetari, komentatori, ish sportisti dhe ish i dënuari politik, Ahmet Haxhi Golemi. Ishte redaktor i gazetës “Sporti popullor”, kur u arrestua më 14.10.1978. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal se kishte “agjituar dhe propaganduar kundër shtetit tonë socialist”, sepse “në ndërgjegjen e tij kanë zënë vend koncepte të pikëpamjeve të huaja mbi aspekte të ndryshme të ndërtimit socialist në vendin tonë”. Duke vijuar më tej për të thuhej se “këto boshllëqe janë kristalizuar me kalimin e kohës dhe nga qëndrime të lëkundura është hedhur në mendime armiqësore që i ka biseduar edhe me persona të tjerë”. Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.173, datë 7.5.1979, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 5 vjet heqje të lirisë. U lirua nga burgu me amnisti, më 15.11.1982, duke vuajtur 4 vjet, 1 muaj, 1 ditë heqje lirie.
Please follow and like us: