Albina Deda: Misioni historik i popullit dhe Partisë Demokratike
“Fitoren” e Edi Ramës nuk e shijon dhe nuk e pranon as dhe socialisti më i indiktrinuar.
Të vetmit që po e shijojnë përkohësisht janë krimi i organizuar dhe oligarkia e kriminalizuar.
Vota dhe pushteti i vërtetë në fakt është te opozita… e cila si në Kolumbinë e para 5 viteve po ndeshet me “Farkun” e Edi Ramës.
PD-ja nuk ka humbur… ne jemi misionarë të lirisë dhe votës së lirë.
E dimë që nuk është e lehtë.
Tre “fitore” ka shënuar komunizmi e neokomunizmi në një shekull në Shqipëri.
1944: Komunistët morën pushtet me dhunë e vllavrasje.
1997: Social-komunistët morën pushtet me dhunën e bandave dhe komiteteve dhe rrebelët e krimit të ushqyera nga shërbimet e huaja anti shqiptare.
2017-2021: Rilindasit qëndruan në pushtet si ortakë të krimit dhe oligarkisë.
Tani heshtje e stres nacional më tepër se në valën tragjike të Pandemisë.
Askush nuk gëzon… gëzojnë vetëm ata që po presin të vjelin kanabisin e të tjerë që përgatiten të mbjellin farat e zeza…!
Ky është Edi Rama… Por përtej forcës së krimit të organizuar, oligarkisë së kriminalizuar… ka një forcë tjetër që nuk mund të atrofizohet kurrë.
Është fuqia e popullit dhe demokratëve që kanë bekimin e Zotit.
Partia Demokratike ka detyrën ta drejtojë këtë mision historik.
Ata që mendojnë ta frenojnë këtë mision janë të pashpresë!