Alfons Zeneli: AKUAREL

Dielli djeg.
Fjala kaktus.
Hije nuk bën asgjë.
Një shpend ikën
plumb
e ngulet mbi ballin e mesditës.
Shkreti dhe mall -binom i mbirë,
lëmyshk në plasat e mureve tanë.
Muret ranë,
gurët shenjuan varret e tyre.
Secili të vetin.
Secili e do nga një këngë në vesh
po s’ka kush t’ua flasë.
Dielli djeg. Ne ecim.
Të vdekurit na ndjekin nga pas.
Please follow and like us: